MPB: Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës

Pas reshjeve të borës në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se shumica e rrugëve që shpijnë në pikat kufitare janë të kalueshme. Disa nga këto rrugë duhet të kalohen edhe me pajisje dimërore. Ndërkaq në magjistralen Pejë-Kullë, rruga është e bllokuar për kamionë por jo edhe për vetura.













