Mocioni për rrëzimin e Qeverisë në Malin e Zi: Opozita nuk arriti ta sigurojë një votë

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë në Malin e Zi: Opozita nuk arriti ta sigurojë një votë

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë. Siç është njoftuar, arsyeja ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Fronti Demokratik (DF) që të […]

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.

Siç është njoftuar, arsyeja ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Fronti Demokratik (DF) që të dorëzojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Parlamentit, gjë të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën më 10 dhjetor. Nga DF-ja kanë thënë se do të kërkojnë edhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Megjithatë, këtë propozim nuk e pranuan partnerët e koalicionit qeverisës.

Nga 81 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, iniciativën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e nënshkruan vetëm 40 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Social Demokrate dhe partitë e pakicave.

Partitë në pushtet, që kanë 41 deputetë, njoftuan se nuk do t’i bashkohen kësaj nisme. Nga Fronti Demokratik, që me muaj po kërkon rrëzimin e Qeverisë, thanë se nuk duan që me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit ta rrëzojnë kryeministrin, Krivokapiq.

Në iniciativën e opozitës për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë thuhej se Mali i Zi tashmë ndodhet në krizën më të madhe politike dhe institucionale në 30 vjetët e fundit dhe se Qeveria e Krivokapiqit humbi legjitimitetin meqë nuk e ka përkrahjen e shumicës që e votoi.

Po ashtu thuhej se është faj i Qeverisë që bisedimet me Bashkimin Evropian në parim u suspenduan. Opozita tentoi të materializojë pakënaqësinë me punën e Qeverisë të partive në pushtet, por edhe telashet e brendshme të shumicës.

Një prej këtyre problemeve është se propozimet e shumta të Qeverisë së Krivokapiqit mbesin në Parlament pa u vënë në votim, për shkak të mungesës së përkrahjes.

Po ashtu, tash e disa muaj vazhdon edhe konflikti politik në mes të partive në pushtet, sidomos Frontit Demokratik dhe Lëvizjes qytetare Ura, pasi që disa herë, Ura voton në Parlament bashkë me opozitën e udhëhequr nga DPS-ja.

Rasti i fundit i këtillë ishte zgjedhja e Nikolla Mugoshas në postin e kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor më 8 dhjetor.

Qeveria e Krivokapiqit u votua më 4 dhjetor 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik, parti kjo pro-serbe, Lëvizjes Ura dhe Demokratëve, të cilët në gusht 2020 fituan zgjedhjet me çka Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit pas tre dekadash kaloi në opozitë. REL

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?