Memli Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Memli Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, ka takuar sot në Bruksel, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Europian, Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos. Krasniqi qe i […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, ka takuar sot në Bruksel, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Europian, Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos.

Krasniqi qe i shoqëruar nga sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, dhe sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku.

Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin integrues të Kosovës, krahas shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shtetit tonë dhe Bashkimit Europian, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe tema të tjera relevante.

“Zonjën Matuella e falënderova për asistencën e vazhdueshme që Komisioni Europian i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve institucionale, ndërsa u pajtuam që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Tutje, kreu i PDK-së është pritur nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, i cili është raportues për Kosovën në grupin Renew Europe, brenda Parlamentit Europian.

“Eurodeputetit Kyuchyuk i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm në rajon dhe për qasjen inkluzive për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?