Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Durmishi: Kufiri, jo pengesë, të rritet koordinimi diplomatik

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Durmishi: Kufiri, jo pengesë, të rritet koordinimi diplomatik

Mbledhja e fundit e 2 qeverive, Shqipëri – Kosovë, ku u firmosën një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi mes dy vendeve, sipas ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi dallonte nga të tjerat. “Besoj se dallon nga takimet e tjera ky takim i fundit mes 2 qeverive”, tha Dyrmishi i ftuar në emisionin “Ballkan” në ABC. Marrëveshjet […]

Mbledhja e fundit e 2 qeverive, Shqipëri – Kosovë, ku u firmosën një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi mes dy vendeve, sipas ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi dallonte nga të tjerat.

“Besoj se dallon nga takimet e tjera ky takim i fundit mes 2 qeverive”, tha Dyrmishi i ftuar në emisionin “Ballkan” në ABC.

Marrëveshjet e arritura sipas Durmishit synojnë që kufiri të mos jetë pengesë mes 2 vendeve për zbatimin e tyre.

“Kufiri mes Kosovës dhe Shqipëri është aty ku ka qenë por këto marrëveshje synojnë që ai kufi të mos jetë pengesë”, shtoi ai.

Dhjetëra marrëveshje të nënshkruara më herët mes 2 vendeve janë lënë në hije duke mos u zbatuar siç duhet. Një gjë e tillë u evidentua edhe në mbledhjen e 2 qeverive prandaj kjo mbledhje siç thekson ambasadori kishte si synim që disa gjëra të bëhet më konkrete siç është çështja e lejeqëndrimit.

Kabinetet e dy qeverive kanë konstatuar se disa marrëveshje janë zbatuar më shumë dhe disa më pak. Synimi i mbledhjeve ka qenë që disa gjëra të bëhen edhe më konkrete. Po përmend çështjen e lejeqëndrimit e cila definohet tashmë, do jetë 5 vjet qëndrim me një procedurë të thjeshtëzuar, me një klik”, u shpreh ambasadori në “Ballkan”.

I pyetur nëse ka koordinim në punët e jashtme mes dy vendeve dhe një politikë të unifikuar, Durmishi u shpreh pozitivisht, megjithatë theksoi se mund të ketë përfaqësim edhe më të koordinuar.

“Ne kemi bashkëpunim nga disa vende mike, por diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës janë në një raport më të veçantë, veprime ka jo aq sa duhen por jemi në proces. Unë në të kaluarën dhe vetë kam përjetuar dorën e mbështetjes dhe kontributin që ka dhënë ministria e jashtme.

Ka një orientim që të ketë edhe më shumë koordinim. Tashmë në disa vende ne kemi dhe konsullata të përbashkëta. Mund të ketë edhe një përfaqësim më të koordinuar. Nevojat janë që të ketë më shumë s’ka asnjë dilemë dhe këtë se mohon askush. Ne për momentin mjafton të përmendim që prej momentit që Shqipëria të jetë në këshillin e sigurimit do jetë një shans që edhe Kosova të përfitojë nga kjo situatë do të jetë zëri i Kosovës”, shtoi ai.

15 marrëveshje u firmosën nga mbledhja e dy qeverive, finalizimi i të cilave do të menaxhohet nga Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar. Disa prej tyre janë marrëveshja për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, për njohjen e sigurimeve shoqërore, ajo për studimin e fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës – Prishtinë, rregullimi i trafikut në kufi apo edhe njohja e diplomave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?