Lëvizja Vetëvendosje shpërndan citatin e Kurtit që shkaktoi tension në konferencën me Borellin

Lëvizja Vetëvendosje shpërndan citatin e Kurtit që shkaktoi tension në konferencën me Borellin

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë citatin e kryeministrit Albin Kurti rreth Asociacionit, deklaratë e cila shkaktoi tension në konferencën e sotme në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell. Në llogarinë zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një fotografi të takimit Kurti-Borell në të cilën ka bashkangjitur citatin e Kurtit për Asociacionin, të cilën […]

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një fotografi të takimit Kurti-Borell në të cilën ka bashkangjitur citatin e Kurtit për Asociacionin, të cilën e kundërshtoi kryediplomati Borell.

“Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj vendimit të kësaj gjykate me datë 23 dhjetor, 2015, nuk kanë protestuar qytetarët serb të Kosovës por Beogradi. Kemi nevojë për një dialog demokratik ku qytetarët janë përfituesit e fundit. Unë jam demokra dhe besoj që kapitujt e ardhshëm të dialogut duhet ta kenë në qendër qytetarin dhe jo politikanët e shpëtimin e tyre”, është citati i vendosur në fotografinë e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

E pikërisht ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar Josep Borell në konferencë e përbashkët që pati me kryeministrin kosovar.

Borell tha se edhe ai është demokrat e s’pajtohet se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

“Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshme implementimin e marrëveshjes së Asociacionit që është lidhur nga përfaqësuesit e të dy palëve në pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve dhe në kuadër të dialogut dhe më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë për implementimin e kësaj marrëveshje. E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?