Largimi i Ramës nga FSK, Çollaku: Të gjithë e dimë se ka pasur mosmarrëveshje

Largimi i Ramës nga FSK, Çollaku: Të gjithë e dimë se ka pasur mosmarrëveshje

Profesori i Kriminalistikës, Fatmir Çollaku tha se dorëheqja e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama nuk ishte shkarkim, por lirim nga detyra. Tutje, ai tha se ka pasur mosmarrëveshje nga ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin. “Nuk është shkarkim, por lirim nga detyra, përmes dorëheqjes formalisht, kurse realisht të […]

Tutje, ai tha se ka pasur mosmarrëveshje nga ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin.

“Nuk është shkarkim, por lirim nga detyra, përmes dorëheqjes formalisht, kurse realisht të gjithë e dimë se ka pasur mosmarrëveshje, mos përputhshmëri në kuptimin e koordinimit, ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin”.“…megjithatë mbetet vendim zyrtar se ka dhënë dorëheqje dhe është angazhuar në detyrën e re”.

Rama dha dorëheqjen nga pozita e komandantit pa ndonjë arsyeje, duke u zëvendësuar nga gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, i cili e morri detyrë krejt në mënyrë private, e pa prezencën e medieve.

Kurse eputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramës.

Terr informativ dhe veprim të ngutshëm po e quan ai gjithë procesin, madje po e konsideron si shkarkim nga presidentja Vjosa Osmani e jo dorëheqje nga Rama.

Lekaj thotë se në këtë proces mund të jenë bërë shkelje, duke kërkuar debat në Kuvend e sqarime nga presidentja e Qeveria.

“Sa i përket shkarkimit të komandantit mendoj që në këtë drejtim është në terr informativ as si Parlament nuk kemi informatë dhe është dashtë që kjo të mos bëhet me nguti përpos që nëse ka pasur ndonjë krizë përbrenda FSK-së dhe në këtë drejtim sikur çdo vendim tjetër që Qeveria Kurti me nguti po e merr dhe po krijon huti te qytetarët, por edhe te Parlamenti. Ne lusim Qeverinë Kurti që mos të marrin vendime të tilla edhe pse ky vendim është marrë nga presidentja Osmani, por që të debatohet dhe të jemi të informuar. Mendoj që nuk ka qenë kaq e ngutshme që të bëhet ky veprim. Me siguri që përbëjnë edhe shkelje dhe në ditët në vijim do të informohemi për procedurat që janë marrë dhe do të debatohet edhe në Parlament”, tha Lekaj për EO.

Rama dha dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK-së, përderisa ndërrimi i komandës u bë në një ceremoni shumë private e pa praninë e medieve.

FSK-në tash do ta udhëheq gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?