Ky është reagimi i presidentit Biden pas vdekjes së senatorit Dole

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole. Biden përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Dole ishte një njeriu shumë i dashur për amerikanët. “Bob Dole ishte një njeri që u adhurua nga amerikanët. Ka pasur një ndjenjë të humorit dhe integritetit. Zoti e […]
Biden përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Dole ishte një njeriu shumë i dashur për amerikanët.
“Bob Dole ishte një njeri që u adhurua nga amerikanët. Ka pasur një ndjenjë të humorit dhe integritetit. Zoti e bekoftë, le të rritet shteti ynë mbi dinjitetin, humorin e mirë dhe patriotizmin e tij përgjithmonë”, ka thënë Biden.
Dole ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare pasi u diagnostifikua me kancer në mushkri.












