Kurti thotë se sindikatat s’duhet të mbrojnë interesa të caktuara, por misioni i tyre është të mbrojnë interesa të caktuara

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot gjatë seancës së Kuvendit për Ligjin për Pagat, duke thënë se hartimi i tij nuk është i lehtë, transmeton Periskopi. ‘’Ajo që nuk u bë që 2 dekada, nuk bëhet mirë nëse bëhet me nguti. Do ta bëjmë Ligj të mirë’’, tha Kurti para deputetëve. Ai ka folur edhe […]
Kryeministri Albin Kurti ka folur sot gjatë seancës së Kuvendit për Ligjin për Pagat, duke thënë se hartimi i tij nuk është i lehtë, transmeton Periskopi.
‘’Ajo që nuk u bë që 2 dekada, nuk bëhet mirë nëse bëhet me nguti. Do ta bëjmë Ligj të mirë’’, tha Kurti para deputetëve.
Ai ka folur edhe sindikatat të cilat janë çuar në këmbë këto ditë.
‘’Sindikatat duhet të forcohen dhe mbrojnë interesin e sektorit publik por edhe të qytetarëve. Të mbrojnë shtetin dhe jo interesat e grupeve të caktuara’’ theksoi ai.
Kujtojmë që sindikatat e kanë për mision të mbrojnë interesa të caktuara mirë, siç janë ta zëmë interesat e punëtorëve shëndetësorë, zyrtarëve policorë, punëtorëve të arsimit etj./PERISKOPI/












