Kurti thotë se janë hapur 10 mijë vende të punës, ndërsa ministri Murati thoshte se janë punësuar 22 mijë persona

Kurti thotë se janë hapur 10 mijë vende të punës, ndërsa ministri Murati thoshte se janë punësuar 22 mijë persona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht situatës tejet të rëndë me rrymën në vend, ka vazhduar t’i thur lavde Qeverisë së tij duke pretenduar se ka pasur rritje ekonomike. Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Kosova tashmë ka shumë më shumë të hyra nga ATK e Doganat. “Të hyrat tatimore […]

Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Kosova tashmë ka shumë më shumë të hyra nga ATK e Doganat.

“Të hyrat tatimore janë rritur në Kosovë, i kishim mbi 588 milionë të hyra tatimore nga Administrata Tatimore sivjet ndërkaq nga Doganat e Kosovës, i kemi të hyrat 1 miliardë e 320 milionë euro sivjet. Të hyrat tatimore janë për 26 për qind më të larta se viti paraprak, 12 për qind më të larta se sa viti 2019 dhe 28 për qind më të larta se viti 2018. Doganat janë mbi një të tretat më të larta se viti i kaluar, për 17.5 për qind më të larta se viti 2019 dhe për 21 për qind më të larta se viti 2018”, ka thënë Kurti.

Madje Kurti thotë se janë regjistruar edhe 10 mijë vende të reja pune.

“Pastaj kemi regjistruar diku rreth 10 mijë vende të reja pune, i kemi mbajtur 50 mbledhje si qeveri, me 458 vendime dhe gjithsej me 112 projektligje. Rritja ekonomike do të jetë dyshifrore, është interesant që tremujori i dytë i këtij viti kishte rritjen ekonomike 16.3 për qind ndërkaq tremujori i tretë i kishte 14.5 për qind. Eksportet janë rritur 60 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe madje 90 për qind krahasuar me vitin 2019 ndërkaq të hyrat buxhetore janë 30 për qind më të larta, që tregon se qytetarët kur e shohin një qeveri të pakorruptuar janë më shumë të gatshëm të paguajnë taksa dhe kontribute, ndërkaq kur kanë shpresë për të ardhmen po ashtu më shumë preferojnë të shpenzojnë se sa të kursejnë”, ka thënë ai.

“Këto janë shifra të një shteti i cili po avancon nga një bazë e ulët, mirëpo po ecën përpara dhe në kontrast me rrëfimin e pavërtetë të Serbisë se Kosova është një shtet i dështuar, qeveria jonë po tregon që edhe vlerat demokratike evropiane por edhe progresi shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, jo vetëm se janë të mundura por tashmë po ngjajnë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq javë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se në qeverisjen e tyre janë krijuar 22 mijë vende të reja pune, ndërsa javë tjera doli “inteligjenti” i Qeverisë, Besnik Bislimi ku tha se janë shtuar mbi 9 mijë vende të punës për vetëm 6 muaj të qeverisjes së tyre. Nuk dihet ende se cili po e thotë të vërtetën Kurti, Bislimi, apo Murati.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?