Kurti për grupin e Kumanovës: Është një fjalë e urtë popullore, por s’po e them sot

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse kanë kërkuar që të dënuarit në Maqedoninë e Veriut pjesë e grupit Kumanova të sillen për ta vuajtur dënimin në Kosovë. Pyetjes i është përgjigjur menjëherë shefi i ekzekutivit. Kurti tha se kjo procedurë fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje […]
Pyetjes i është përgjigjur menjëherë shefi i ekzekutivit.
Kurti tha se kjo procedurë fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit dhe kur të dënuarit të shpallën fajtorë me vendim të formës së prerë, gjë që sipas tij s`ka ndodh deri tash.
“Transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup. Procedura fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Rasti është aktualisht në Gjykatë Supreme. Nuk ka përfunduar. Pra nuk ka një vendim të formës së prerë”, iu përgjigj Kurti-Berishës.
Ai tha se deputeti Berisha po bën “kinse” po brengoset për djemtë e Kumanovës.
“Epitetin e padrejtë, terrorist, e ka thënë kolegia juaj, ndërsa ju, tash kinse po brengoseni tani për djemtë e Kumanovës që mbahen në burg atje. Populli ynë e ka një fjalë të urtë për këtë shprehje e këtë sjellje tuajën, por atë unë juve sot këtu s’po jua them”, tha Kurti.












