Kurti: Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri

Kurti: Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri, dhe nëse ndodh kjo, do të merren masa të menjëhershme. Gjatë fjalës së tij në ngjarjen “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti më tej tha se korrupsioni ka qenë i […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri, dhe nëse ndodh kjo, do të merren masa të menjëhershme.

Gjatë fjalës së tij në ngjarjen “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti më tej tha se korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth Qeverisë

“2.6 trilionë dollarë është kostoja e korrupsionit botëror, 1 trilion paguajnë bizneset për korrupsion në botë. Prokurimi publik i mirë planifikuar duhet të jetë më zyrtar, profesional. Korrupsioni ka qenë i përqëndruar rreth Qeverisë, prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private, këto kane qënë më të korruptuarat. Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me Qeveri, nëse ndodh, do të marrim masa të menjëhershme, vjedhja me tender nuk është e thjesht. Qytetarët përfitojnë për shkak se buxheti nuk po dëmtohet nga korrupsioni, tri problemet që duhet adresuar janë: strukturat ligjore dhe profesionale strukturore, 180 autoritete kontraktuese që janë shumë për në”.

“Duhet të shikojmë, sa më shumë që janë aq më shumë hapësirë për dëmtim. Institucionet që janë agjencia ARBP, administrata tatimore dhe gjykata duhet të ofrojë transparencë të bizneseve sepse aty mund të ketë probleme skandale të shumta, ka bërë që të bie në OSHP. Kontratat duhet të jenë të hapura. Nuk ka asnjë sekret afarist që nuk duhet të publikohet, ndonëse ndonjë mund të ketë redaktim. Shumë kompani janë të regjistruara në Gjenevë e Maltë, për t’u fshehur në parajsa fiskale. Nuk t’u jepet asnjë tender kompanive që qartazi shfrytëzojnë hapësirën e ofertimit më të lirë. Nuk duhet të fitoj askush në një tender që ofron çmim më të lirë për printer me ngjyrë sesa printeri vetëm me ngjyrë të zezë. Krejt e dimë që printeri me ngjyrë të zezë është më i lirë sesa ai me ngjyra”, tha Kurti.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe i ngarkuari me Punë i SHBA-së, Nicholas Giacobbe, dhe drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?