Kur VV-ja luftonte juridikisht kundër shtrenjtimit të çmimeve të rrymës

Kur VV-ja luftonte juridikisht kundër shtrenjtimit të çmimeve të rrymës

Më 5 mars të vitit 2020, anëtarët e Vetëvendosjes me emrat Sami Kurteshi dhe Getoar Mjeki kishin dorëzuar në Gjykatë një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Kryeministri Kurti pardje [13 dhjetor] u shpreh në Seancën e Kuvendit të Kosovës se qytetarët po konsumonin shumë energji elektrike edhe pse “qe besa ishte […]

Kryeministri Kurti pardje [13 dhjetor] u shpreh në Seancën e Kuvendit të Kosovës se qytetarët po konsumonin shumë energji elektrike edhe pse “qe besa ishte lirë”.

Sidoqoftë, Vetëvendosje nuk e konsideronte të lirë çmimin e energjisë elektrike në të kaluarën, dhe me shumë të drejtë.

Kjo parti politike luftonte edhe juridikisht kundër përpjekjeve për të shtrenjtuar energjinë elektrike, raporton Periskopi.

“Sot, si përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sami Kurteshi dhe Getoar Mjeku dorëzuan në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në kuadër të kërkesës sonë të vazhdueshme për mosshtrenjtim të energjisë elektrike.” – shkruante Vetëvendosje.

Për fat të keq, Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ka paralajmëruar rritje të çmimeve të rrymës së qytetarëve edhe pse ka një rritje shumë të madhe edhe të çmimeve tjera të produkteve bazë.

Statusi i plotë:

Sot, si përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sami Kurteshi dhe Getoar Mjeku dorëzuan në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në kuadër të kërkesës sonë të vazhdueshme për mosshtrenjtim të energjisë elektrike.

Si duket, përpëlitjet e praktikave korruptive, keqpërdorimit të pozitës publike dhe ndërlidhjet kriminale të biznesit me organet dhe autoritetet rregullative po vazhdojnë edhe më tej nga mbetjet e regjimit të parapolitikës. Sistemi i drejtësisë duhet të veproj dhe ta mbroj të drejtën dhe interesin e qytetarëve të Republikës. Nëse dikush ka detyrime ndaj DEVOLLËVE, ata nuk janë qytetarët që shtyhen të paguajnë tarifa marramendëse të energjisë elektrike për 12 vitet e ardhshme.

  1. Pas disa tentimeve të dështuara të mëparshme gjatë vitit 2019, të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ti aprovuar tarifat nxitëse (feed-in-tariffs) për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare — tërësisht të panevojshme, të padrejta dhe kundër çdo logjike të tregut — më datën 27 nëntor 2019, Bordi i ZRrE-s, i ka aprovuar tarifat nxitëse në lartësi prej 85.5 EUR /MWh për grupin DEVOLLI për 12 vitet e ardhshme.

Për më tepër, ZRrE e mori këtë vendim përkundër rekomandimeve të Sekretariatit të Komunitetit Europian të Energjisë, Ambasadës Gjermane, USAID dhe eksperteve përbrenda ZRrE-s.

  1. Në vend të tarifave nxitëse, të gjitha palët kanë rekomanduar procedurat e ankandeve pasi që teknologjia e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet solare është bërë shumë më e lirë se më parë, dhe me trend të rënies së vazhdueshme. Sa për ilustrim, në vitin 2018 përmes këtij procesi (ANKANDEVE) në Kazakstan, çmimi mesatar i prodhimit të energjisë elektrike me panele diellore për 20MW kapacitet kishte zbritur në 45 EUR/MWh (shih linkun: https://mercomindia.com/kazakhstan-auction-solar-202-mw/). Pas 12 viteve, nuk do ishte çudi që çmimi të binte edhe në 4 EUR/MWh përderisa ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, ende do t’ia paguajmë grupit Devolli plot 85.5 EUR/MWh!
  2. Me datë 24 Dhjetor, 2019, z. Sami Kurteshi si palë e dëmtuar, pasi që këto tarifa nxitëse e dëmtojnë interesin e qytetarit duke ndikuar në shtrenjtimin e padrejte të çmimit të energjisë elektrike, ka bërë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër këtij vendimi të pashembullt të ZRrE-s, duke kërkuar edhe masën e përkohshme të pezullimit të vendimit të ZRrE deri në aktgjykimin përfundimtar.
  3. Me datë 27 Dhjetor, 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, me të drejtë mori vendim për pezullim të vendimit të ZRrE. Kjo jepte shpresë se gjyqësia do të rivendos drejtësinë aty ku ZRrE kishte shkelur rolin e saj primar për mbrojtjen e interesit publik duke dalë në anën e interesit të një kompanie private si Devolli group.
  4. Por, praktikat kundërligjore nuk zhbëhen lehtë. Pas një ankese të një kompanie private (pas skadimit të afatit të rregullt për ankesa!) Gjykata e Apelit me datën 20 shkurt, 2020 e riktheu çështjen e pezullimit të vendimit për rigjykim në Gjykatën Themelore, me pretendimin se Themelorja nuk ka arsyetuar vendimin dhe se nuk ka ofruar prova për atë vendim. Për fat të keq kjo e jep shëmbëlltyrën e trekëndëshit ZRrE – DEVOLLI – SISTEMI I DREJTËSISË (njerëz të caktuar brenda tij).

Ne iu bëjmë thirrje mekanizmave shtetëror, mediave, shoqërisë civile, palëve të ndryshme të interesit, si dhe qytetarëve të Republikës, që t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore për të pamundësuar vazhdimin e sistemit të krimit dhe regjimit të vjetër të parapolitikës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?