Kthehet në punë Lavdim Krasniqi, njeriu që donte të kapte mediat në skandalin korruptiv

Kthehet në punë Lavdim Krasniqi, njeriu që donte të kapte mediat në skandalin korruptiv

Lavdim Krasniqi, i përfshirë në një skandal të madh korruptiv, do të rikthehet në vendin e tij të punës si drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Një organ i pavarur i shtetit ka shfuqizuar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin nga puna të Lavdim Krasniqit, drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, […]

Lavdim Krasniqi, i përfshirë në një skandal të madh korruptiv, do të rikthehet në vendin e tij të punës si drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Një organ i pavarur i shtetit ka shfuqizuar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin nga puna të Lavdim Krasniqit, drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, protagonistit të një video-incizimi që shpërfaq një skandal të madh korruptiv.- Advertisement –

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) e ka aprovuar ankesën e Krasniqit kundër shkarkimit të tij nga puna.

Vendimi i KPMShCK-së obligon KPK-në që të rishikojë përmes një procesi të ri marrëdhënien e punës së Krasniqit. Obligon kthimin e çështjes ndaj në rivendosje.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e datës 07.10.2021 e parashtruar nga ankuesi Lavdim Krasniqi”, thuhet në pikën e parë të vendimit të KPMShCK-së, të cilën e ka siguruar mediumi online Paparaci.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, më 14 gusht të vitit 2021 shkarkoi nga puna Lavdim Krasniqin, të akuzuarin për ushtrim ndikimi në lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje.

Krasniqi, akuzohej nga Prokuroria e Shtetit se kishte marrë shuma të mëdha të parave dhe një veturë nga i burgosuri për vrasje, Bashkim Mulolli, në këmbim të ushtrimit të ndikimit të tij në procedurën penale ndaj të dënuarit.

Megjithatë, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka gjetur se shkarkimi i Krasniqit nga pozita e drejtorit të KPK-së ishte i pabazuar. Kësisoj, ka vendosur për shfuqizimin e vendimit të KPK-së.

“Shfuqizohet vendimi me numër protokolli 1301/2021 i datës 14.09.2021 i Këshillit Prokurorial të Kosovës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së ankuesit në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje tek organi i njëjtë”, thuhet në pikën 2 të vendimit të KMShCK-së.

KMShCK-ja ka obliguar KPK-në që të zbatojë vendimin për rikthimin në punë të të shkarkuarit Lavdim Krasniqi dhe të rihetohet rasti ndaj të implikuarit në aferën korruptive të cilën e publikoi mediumi Paparaci tri javë më parë.

Lavdim Krasniqi, akuzohet nga Prokuroria e Shtetit për disa vepra të rënda penale. Aktakuza e tij është ngritur mbi një provë kryesore: një videoincizim ligjor të kryer nga Bashkim Mulolli, i shpallur dëshmitar bashkëpunues i Prokurorisë.

Pajisjet e incizimit ishin të Policisë së Kosovës.

Paparaci, publikoi ekskluzivisht videoincizimin e takimit të Lavdim Krasniqit me të dënuarin, Bashkim Mulolli.

Aty dëshmohet se si Krasniqi, ka ndërhyrë për ta ndihmuar këtë dënuar. Flitet për paratë që ka marrë dhe një veturë për asistenten, Marigona Krasniqi si dhe paratë për shkollimin e fëmijëve të Krasniqit.

Këto para, sipas Mulollit ia kishte dhënë shoferit të Lavdim Krasniqit, Ardian Krasniqi.

Në video-incizim, Lavdim Krasniqi e mohon t’i ketë marrë ato para. Por, e pohon ndihmën që i ka dhënë të dënuarit, Mulolli.

Siç raportoi mediumi, disa veprime të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me këtë rast, ishin cilësuar si ndërhyrje në aferën korruptive të Lavdim Krasniqit. Kështu kishte vlerësuar Prokuroria e Shtetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?