Kryhet studimi: Neuro-kirurgët dhe shkencëtarët e raketave nuk dalin më të mençur se populli

Kryhet studimi: Neuro-kirurgët dhe shkencëtarët e raketave nuk dalin më të mençur se populli

Mund të mos jetë shkencë raketore, por hulumtuesit kanë gjetur se inxhinierët e raketave dhe kirurgët e trurit – që mbahen si më të mençurit prej nesh – nuk janë domosdo më të mençur se populli në përgjithësi. Ky studim ndoshta do të bëj që deputeti Jahja Kokaj të jetë më i përulur në Kuvendin […]

Ky studim ndoshta do të bëj që deputeti Jahja Kokaj të jetë më i përulur në Kuvendin e Kosovës dhe të ulë aspiratat për dërgimin e raketës në hapësirë.

Hulumtuesi ka ekzaminuar të dhënat nga një grup prej 329 inxhinierëve raketorë dhe 72 neurokirurgëve që kishin kryer 12 detyra online duke përdorur Testin e Inteligjencës së Britanisë së Madhe [GBIT] nga platforma Cognitron, e po ashtu kishin marrë pyetje për moshën, seksin, dhe shkallën e përvojës në profesionin e tyre, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Detyrat ekzaminuan aspekte të ndryshme të njohjes, përfshirë planifikimin dhe arsyetimin, memorien punuese, vëmendjen, dhe aftësitë e procesimit të emocioneve.

Hulumtuesit më pas i krahasuan rezultatet me ato të mbledhura nga 18 mijë anëtarë të popullit britanik.

Gjetjet, të cilat u publikuan në edicionin festiv të BMJ-së, zbuluan që vetëm neuro-kirurgët kishin treguar një farë dallimi përmbajtësor, me një shpejtësi më të madhe problem-zgjidhëse por me memorie më të ngadaltë krahasuar me popullin në përgjithësi.

“Dallimi në zgjidhjen e problemeve mund të ketë ardhur për shkak të natyrës me ritëm të shpejtë që e ka neurokirurgjia, që tërheq ata me dhunti para-ekzistuese për procesim rapid, ose mund të jetë, produkt i trajnimit për vendim-marrje rapide në situata kritike,” – thanë hulumtuesit.

Hulumtuesit thanë që studimi, u krye për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse profesione të caktuara kishin njerëz me dhunti më të mëdha intelektuale.

“Ajo çka thelbësisht mendojmë se po na tregojnë këto gjetje është se çdokush ka një varg shkathtësish të ndryshme, disa janë më të mirë në disa gjëra dhe të tjerë janë më të mirë në disa tjera,” – u shpreh Aswin Chari, një nga autorët e studimit. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?