Kriza për bukë në Afgansitan, Banka Botërore dhuron 280 milionë dollarë për ushqime

Kriza për bukë në Afgansitan, Banka Botërore dhuron 280 milionë dollarë për ushqime

Kriza humanitare në Afganistan sa vjen e thellohet. Aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për fonde, që miliona qytetarë, të cilët nuk kanë as batanije për dimër, të mundet ta kalojnë këtë periudhë. Donatorët ndërkombëtarë, pas thirrjeve të shumta, ranë dakord të shtunën që të japin 280 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin. Sipas statistikave […]

Kriza humanitare në Afganistan sa vjen e thellohet. Aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për fonde, që miliona qytetarë, të cilët nuk kanë as batanije për dimër, të mundet ta kalojnë këtë periudhë.

Donatorët ndërkombëtarë, pas thirrjeve të shumta, ranë dakord të shtunën që të japin 280 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin.

Sipas statistikave të organizmave ndërkombëtare më shumë se gjysma e popullsisë përballet me mungesë “akute” të ushqimit këtë dimër.

Fondi për Rindërtimin e Afganistanit do të shkojë “për të ofruar ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit në këtë kohë kritike”, tha Banka Botërore në një deklaratë.

Fondet do të shkojnë për UNICEF-in dhe Programin Botëror të Ushqimit , të cilët “kanë prezencë dhe kapacitet logjistik në terren në Afganistan dhe do t’i përdorin këto fonde për të ofruar shërbime shëndetësore dhe ushqimore drejtpërdrejt për popullin afgan.”, thanë zyrtarët e Bankës Botërore.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht se Afganistani është në prag të krizës më të keqe humanitare në botë, ku rreth 22 milionë afganë, ose më shumë se gjysma e vendit, përballen me mungesë “akute” të ushqimit në muajt e dimrit, duke detyruar miliona të zgjedhin midis migrimit dhe urisë. Një ndër arsyet kryesore është vendimi i komunitetit ndërkombëtar për të ngrirë fondet pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?