Kosova ia kthen Serbisë, MPJD nuk ia aprovon Petkoviqit kërkesën për vizitë

Kosova ia kthen Serbisë, MPJD nuk ia aprovon Petkoviqit kërkesën për vizitë

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar  se ia kanë refuzuar kërkesën kryenegociatorit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës më 2 dhe 3 dhjetor. Ky vendim i institucioneve të Kosovës vjen vetëm pak ditë pasi Serbia nuk lejoi që katër ministra kosovarë të vizitojnë Luginën e Preshevës me rastin e 28 nëntorit. […]

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se nuk ia kanë aprovuar kërkesën për vizitë në Kosovë.

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigjen e MPJ.

Petkoviq sot është lajmëruar nga pika kufitare në Merdare duke thënë se atij i është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

“Unë kam njoftuar për vizitën në dakordim me marrëveshjen por Prishtina është duke shkelur të gjitha marrëveshjet sërish. Ideja e vizitës sime ishte të vizitoj studentët e Seminarit Teologjik në Prizren, t’i vizitojë të rikthyerit në fshatin Novake si dhe të flas me njerëzit tanë në veri të Kosovës” ka thënë ai.

Më 27 nëntor, Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës të katër ministrave të qeverisë Kurti, të cilët donin të vizitonin shqiptarët atje për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit.

Ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, kishte njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Vetë Aliu kishte njoftuar për ndalesën që ua kishte bërë Serbia për të vizituar Luginën.

Ai përmes një postimi në facebook, kishte shkruar se bashkë me Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin dhe Hajrullah Çekun, kishin planifikuar të fillonin vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?