Komisioni i Venecias ‘shuplakë’ qeverisë për amendamentet në reformën e Ligjit për Këshillin Prokurorial

Komisioni i Venecias ‘shuplakë’ qeverisë për amendamentet në reformën e Ligjit për Këshillin Prokurorial

Komisioni i Venecias tashmë ka përgatitur një Draft Opinion mbi draft amendamentet për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mendim të cilin e kishte kërkuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Në këtë draft opinion të pa publikuar ende, e që e ka siguruar nga Gazeta Infokus, rekomandimet e komisionit vijnë si një shuplakë për qeverinë, […]

Në këtë draft opinion të pa publikuar ende, e që e ka siguruar nga Gazeta Infokus, rekomandimet e komisionit vijnë si një shuplakë për qeverinë, pasi konkluzionet e Komisionit të Venecias, konstatojnë se amendamentet e qeverisë do ta vinin në rrezik dhe para ndikimit politik Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe mekanizmat e tij.

Në konkluzionet e draft opinionit që redaksia e posedon, janë dhënë një sër sugjerimesh për ministrinë dhe qeverinë në përgjithësi, duke vënë në pah se disa nga amendamentet duhen rishikuar, e disa duhet të braktisen në tërësi, ngase si të tilla e vënë para ekspozimit të ndikimit politik Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Elementi qendror i reformës – përkatësisht ekuilibri i ri mes anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë në KPK – nuk është në kundërshtim me standardet evropiane. Prokurorët e zgjedhur prej kolegëve të tyre përfaqësojnë një pjesë thelbësore të këtij organi (tre anëtarë nga shtatë)”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Në konkluzionet e komisionit thuhet po ashtu se reforma nuk duhet ta çojë Këshillin Prokurorial të Kosovës në nënshtrim nga mazhoranca qeverisëse dhe se ky propozim i Ministrisë së Drejtësisë, rrit rrezikun e ndikimit të drejtpërdrejtë politik mbi KPK-në, duke sugjeruar që zgjedhja e anëtarëve me shumicë të thjeshtë duhet zëvendësuar me një sistem proporcional.

“Megjithatë, reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së në mazhorancën qeverisëse. Projekt-amendamentet propozojnë që të gjithë anëtarët porotë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të padrejtë politik mbi KPK-në dhe duhet të jetë i tillë rishqyrtohet: zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem proporcional të zgjedhjeve, ose emërimi i disa anëtarëve porotë nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile. Ajo është e nevojshme për të siguruar që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që të anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse nuk mund të qeverisin të vetëm”, saktëson draft opinioni i Komisionit të Venecias.

Në konkluzionet e këtij komisioni kërkohet përcaktim i qartë i sferave përkatëse të kompetencës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe se procedura e përzgjedhjes së anëtarëve porotë nga një komision parlamentar është komplekse dhe e paqartë, andaj rekomandon braktisjen e plotë të kësaj procedure, shkruan Gazeta Infokus.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të mbetet anëtar “ex officio” i KPK-së (me rregullimin përkatës të përbërjes së KPK-së, nëse është e nevojshme); ligji duhet të përcaktojë më qartë sferat përkatëse të kompetencës së PP dhe të KPK-së;

Edhe procedura e parazgjedhjes së anëtarëve porotë nga një komision parlamentar është komplekse dhe, në të njëjtën kohë, e paqartë. Kjo i hap dyert manipulimeve, pra Komisioni Venecias rekomandon braktisjen e plotë të kësaj procedure”, thuhet në konkluzion.

Komisioni i Venecias po ashtu thotë se procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të prokurorisë jep shumë pushtet në Komisionin Zgjedhor të KPK-së, ku dominojnë anëtarët jo prokurorë dhe se nëse duhet ndonjë organ filtrues, ai duhet të përbëhet nga prokurorët.

“Në mënyrë të ngjashme, procedura e parazgjedhjes së anëtarëve të prokurorisë jep shumë pushtet në komisionin zgjedhor të KPK-së, ku dominojnë anëtarët jo prokurorë. Nëse është i nevojshëm një lloj organi filtrues, ai duhet të përbëhet nga prokurorët, ose të paktën shumica e prokurorëve”, thotë draft opinioni i Komisionit të Venecias.

Komisioni thotë se duke lejuar KPK-në e ripërtërirë të funksionojë me vetëm anëtarë jo prokuror, rrezikon pavarësinë e prokurorisë, andaj duhet rishikuar, duke shtuar se zëvendësimi i anëtarëve që janë aktualisht në detyrë me anëtarë të rinj, duhet bërë vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me justifikim nëse qon në përmirësim të madh të sistemit aktual, në veçanti në depolitizim të tij.

“Dispozitat kalimtare që parashikojnë përfundimin e parakohshëm të mandateve të të gjithë anëtarëve aktual të KPK-së, dhe duke lejuar KPK-në e ripërtërirë të funksionojë vetëm me anëtarë jo prokuror në përbërjen e saj, janë të rrezikshme për pavarësinë e prokurorisë dhe duhet të rishikohen. KPK-ja e re mund të fillojë të funksionojë vetëm kur të zgjidhen të gjithë anëtarët.

Zëvendësimi i anëtarëve që janë aktualisht në detyrë, me anëtarë të rinj, mund të bëhet në raste të jashtëzakonshme dhe justifikohet vetëm nëse çon në një përmirësim të madh në sistemin aktual (në veçanti, depolitizimi). Nëse nuk është kështu, anëtarët aktualë – ose të paktën disa prej tyre, duhet të lejohen të vazhdojnë të shërbejnë në mandatet e tyre”, thuhet në rekomandimet e Komisionit të Venecias, e cili është ende i pa publikuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?