Kolumnisti del me propozim konkret për kursim rryme: Pauzë profileve të rreme në Fb nga Kurti

Kolumnisti Jetlir Buja ka dalur me një propozim interesant për kursimin e energjisë elektrike e cila është bërë tema kryesore ditëve të fundit shkak i krizës energjetike që po përballet Kosova. Buja përmes një postimi në profilin e tij ka propozuar kryeministrin Kurti që t’ju thotë të gjithë deputetëve e militantëve të pauzojnë për tre […]
Buja përmes një postimi në profilin e tij ka propozuar kryeministrin Kurti që t’ju thotë të gjithë deputetëve e militantëve të pauzojnë për tre muaj aktivizimin me profile të rreme në Facebook.
“Qe një propozim tjetër për kursim të rrymës: Le t’ju thotë Albini krejt deputetëve e militantëve me pauzu aktivizmin me profile të rreme në Facebook për nja tre muaj. Jam i bindur që kursehet goxha”, ka shkruar z. Buja.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve Qeveria ka bërë thirrje që t’i fikni dritat kur dilni nga dhoma, t’i zëvendësoni poçat elektrik me ata me eficiencë të lartë (LED), të shfrytëzoni dritën natyrore gjatë ditës dhe të vendosni senzorët e efiçiencës. Bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, siç janë: rrobalarësja, enëlarsja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00, atëherë kur tarfifa e ulët është 57 përqind më e lirë se tarifa e lartë./Periskopi/












