Koha në dispozicion në Samitin për Demokraci: Kosova 3 minuta, Serbia 5

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve. Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë. Samiti do të fillojë në orën […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve.
Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë.
Samiti do të fillojë në orën 14:15 sipas kohës në vendin tonë, ndërkohë që fjalimin hapës do ta mbajë presidenti Biden.
Sipas orarit të publikuar nga Departamenti i Shtetit, shtetet janë të ndara në disa paneles. Por jo të gjitha shtetet kanë kohën e barabartë.
Kosova i ka 3 minuta kohë për paraqitje, pas pauzës 15-minutëshe të Samitit. Bashkë me vendin tonë, në panel është edhe Luksemburgu, Malta, Mali i Zi dhe Holanda.
Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që në këtë samit të paraqesë zotimet kryesore të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.
Biden – që është i vendosur që t’i tregojë botës se demokracia mund të funksionojë ende teksa autoritarizmi po rritet në mbarë botën – do të flasë nga Shtëpia e Bardhë, duke hapur kështu Samitin për Demokracinë.
Biden është zotuar se do ta organizojë këtë samit në nisje të mandatit të tij presidencial, me qëllim që të përforcojë angazhimin e SHBA-së që të vendosë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme të Uashingtonit, tha administrata e tij përmes një deklarate.
Samiti për Demokracinë do të mbahet gjatë dy ditëve, përmes video-lidhjeve, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ngjarje është cilësuar si demonstrim i udhëheqjes amerikane në mesin e një lufte ekzistenciale midis demokracive dhe autokracive apo diktaturave të fuqishme.














