Koha kur Albulena Haxhiu sulmonte Qeverinë për mugesën e rrymës gjatë dimrit

Koha kur Albulena Haxhiu sulmonte Qeverinë për mugesën e rrymës gjatë dimrit

Në Kosovë tashmë ka filluar të ndjehet kriza energjetike. Ditë më parë, Zyra për Rregullatorin e Energjisë ka aprovuar kërkesën e KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë prej 7 për qind. Nga ana tjetër, Qeveria përveç që ka kërkuar të kursehet energjia elektrike, nuk ka dhënë ndonjë sqarim për krizën energjetike me të cilën […]

Qeveria Kurti dhe ministrat e saj janë kah e paraqesin tejet dramatike krizën energjetike, saqë Kurti ditë më parë tha se Kosova paguan më së liri energjinë elektrike.

Por, në vitin 2018, Albulena Haxhiu, atëherë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht Ministre e Drejtësisë, në një konferencë për medie kishte treguar për situatën me energjinë me të cilën ishte duke u përballë vendi, duke thënë se gjendja energjetike në Kosovë është e rëndë, ndërsa nga Qeveria nuk kanë marrë asnjë përgjigje për mungesën e energjisë, transmeton Demokracia.com.

“Gjendja energjetike sot në Kosovë është e rëndë, përveç në Prishtinë qytetarët sot po ballafaqohen me mungesë  të energjisë në çdo qytet e fshat dhe në këto ditë të ftohta dimri kjo gjendje është e pa përballueshme, sidomos për qytetarët të cilët jetojnë në varfëri dhe po ashtu për ata që jetojnë në zona më të thella. Me gjithë këto probleme, deri më tani nuk kemi dëgjuar nga qeveria asnjë përgjigje për mungesën e energjisë elektrike, faturat e fyera dhe largimin e punëtorëve dhe ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për mashtrimin dhe vendimin e paligjshëm të ZRRE-së, i cili shpenzimet e qytetarëve serb i faturon te qytetarët shqiptarë dhe komunitetet e tjera. Andaj qysh nesër ne do ta dërgojmë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Haradinaj për të dhënë sqarime për ketë gjendje të rënduar”, kishte thënë Haxhiu në një konferencë për medie.

Kujtojmë se një pjesë e Prishtinës, ditë më parë ka mbetur pa energji elektrike për disa orë më radhë.

Të martën rryma u ndërpre edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, për pak minuta pa rrymë mbeti edhe Presidenca deri sa zhvillohej takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë se rritja e energjisë elektrike në prill të vitit të ardhshëm mund të shkojë deri në 40 për qind.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?