Kisha Ortodokse serbe paralajmëron Beogradin: Po dorëzuat Kosovën do shkoni në ferr

Kisha Ortodokse serbe paralajmëron Beogradin: Po dorëzuat Kosovën do shkoni në ferr

Një nga klerikët e lartë të kësaj kishe, Peshkopi Kiril, i cili është i emëruar në Argjentinë, u ka kujtuar besimtarëve në një meshë speciale në Podgoricë që të mos e harrojnë Kosovën. Kisha ortodokse serbe e Malit të Zi, nuk ndalon së provokuari për çështjet nacionale. Përveç përplasjes etnike ndërmjet serbëve e malazezëve, siç […]

Kisha ortodokse serbe e Malit të Zi, nuk ndalon së provokuari për çështjet nacionale.

Përveç përplasjes etnike ndërmjet serbëve e malazezëve, siç ndodh herë pas here, kjo degë radikale nuk harron se është pasuese e një kleriku ultranacionalist si Amfilohije, që humbi jetën vitin e shkuar nga Covid-19.

Një nga klerikët e lartë të kësaj kishe, Peshkopi Kiril, i cili është i emëruar në Argjentinë, u ka kujtuar besimtarëve në një meshë speciale në Podgoricë që të mos e harrojnë Kosovën.

Në meshën e mbrëmshme, siç bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, është përkujtuar Shën Stefani i Deçanit, e në këtë meshë janë hedhur mesazhe nacionaliste. Madje ka kërcënuar politikanët serbë se do të shkonin në ferr nëse do ta dorëzojnë Kosovën.

“Ata njerëz që harrojnë Kosovën do të humbasin paqen e përjetshme në Mbretërinë e Qiellit”, tha Kirili në meshë. Ai shtoi se populli serb beson derisa mbreti Stefan është në Kosovë se nuk mund dhe nuk do të dështojë.

“Kosovën e ruan me lutjet e tij, ndaj faltorja e tij, manastiri i Deçanit, nuk ka pësuar asnjë shkatërrim asnjëherë gjatë këtyre 700 viteve të ekzistencës së tij. Le të ndjekim mbretërit e shenjtë Milutin dhe Stefan Deçanskin, jo në pjesën e problemeve dhe keqkuptimeve që kishin me njëri-tjetrin si babë e bir, por në atë se si sundonin, si ishin kujdestarë, barinj shpirtrash”, tha peshkopi.

Rritja e toneve nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, duket se është taktikë për të karikuar zgjedhësit në prag të zgjedhjeve eventuale që mund të zhvillohen para kohe, si pasojë e një krize politike në vend.

Zv.kryeministri Dritan Abazoviç, ka deklaruar se nuk është një zgjidhje e favorshme krijimi i një qeverie të pakicës, pasi nuk do të jetë autoritare. Por më 10 dhjetor ai do të duhet t’i përgjigjet ultimatumit të partive proserbe për të ribërë qeverinë.

Ndërkaq, presidenti Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se partia e tij është më e gatshme të hynte në zgjedhje të parakohshme sesa të përkrahte një qeveri pakice të drejtuar nga Dritan Abazoviç. Megjithatë, Gjukanoviç nuk se e hodhi poshtë si version qeverinë e pakicës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?