Karçenko: Marrëzi kjo kërkesa që Serbia ta njoh Kosovën

Karçenko: Marrëzi kjo kërkesa që Serbia ta njoh Kosovën

Kërkesa e Prishtinës që Serbia të njohë Kosovën është “marrëzi” dhe kushdo që e kupton realitetin e di se është e pamundur, tha ambasadori rus në Beograd, Aleksander Bocan Kharchenko. Ai në një ligjëratë online me temë “Partneriteti strategjik ruso-serb dhe situata në Ballkan” theksoi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Kosovën që […]

Kërkesa e Prishtinës që Serbia të njohë Kosovën është “marrëzi” dhe kushdo që e kupton realitetin e di se është e pamundur, tha ambasadori rus në Beograd, Aleksander Bocan Kharchenko.

Ai në një ligjëratë online me temë “Partneriteti strategjik ruso-serb dhe situata në Ballkan” theksoi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Kosovën që të zbatojë të gjitha dispozitat e marrëveshjeve të nënshkruara, veçanërisht për themelimin e Unionit të Komunave Serbe, për të cilën Rusia insiston, sepse kjo është mënyra më e rëndësishme dhe e vetmja për të vazhduar dialogun, raporton N1.

“Ne mbështesim dialogun, nuk ka rrugë tjetër. Ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen e dialogut dhe mungesën e progresit”, tha Bocan Kharchenko.

Duke komentuar integrimin evropian të Serbisë, ai theksoi se nga Rusia nuk kanë ardhur ndonjëherë fjalë apo deklarata kundër atij procesi, ndërsa nga Bashkimi Evropian, sipas tij, shpesh kanë ardhur mesazhe se Rusia po e pengon rrugën e Serbisë.

Bocan Kharchenko shtoi se Rusia mbështet neutralitetin e deklaruar ushtarak të Serbisë, sepse kjo tha se siguron stabilitet dhe është me vendosmëri kundër anëtarësimit në Aleancë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ai bëri thirrje gjithashtu për shfuqizimin e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në BeH.

Gjendjen e marrëdhënieve politike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Boçan Kharçenko e cilësoi si më se të kënaqshme, sepse ato kanë karakter strategjik.

“Serbia i bashkohet OKB-së së bashku me Rusinë dhe gjithmonë e mbështet atë në parandalimin e rezolutave të ndryshme që përpiqen të rishikojnë historinë, mbrojnë parimet e OKB-së dhe nuk pajtohen me shpikjen e rregullave të bëra nga disa vende, që këto rregulla të përcaktojnë ligjin dhe aktivitetet ndërkombëtare në vend të Kartës së OKB-së. Ai bashkëpunim miqësor dhe vëllazëror është edhe për çështjen e Kosovës”, ka theksuar ai.

“Bashkëpunimi ekonomik është gjithashtu strategjik, ne po i ndërtojmë marrëdhëniet me Serbinë në bazë të interesit të ndërsjellë, ka një marrëdhënie partneriteti dhe respekt të ndërsjellë si në marrëdhëniet ekonomike ashtu edhe në energjetikë”, tha Boçan Kharçenko.

Ambasadori rus vlerësoi se tregtia mes dy vendeve së shpejti do të arrijë nivelin para shpërthimit të pandemisë – më shumë se tre miliardë dollarë, dhe qëllimi dhe mundësia reale është katër miliardë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?