Kapet qytetari në Pejë pasi përdori drita rotative si të zyrtarëve të shtetit (Video)

Policia e Kosovës ka arritur që ta identifikojë dhe ndëshkojë një person i cili kishte përdorur drita rotative në automjetin e tij. Këto drita nuk ndalohet të përdoren nga persona jozyrtarë. Ajo përdoren nga zyrtarët tanë policorë, apo edhe pushtetarët siç është kryeministri Albin Kurti. Por, një qytetar pa ndonjë pozicion publik si duket i […]
Këto drita nuk ndalohet të përdoren nga persona jozyrtarë. Ajo përdoren nga zyrtarët tanë policorë, apo edhe pushtetarët siç është kryeministri Albin Kurti.
Por, një qytetar pa ndonjë pozicion publik si duket i ka pëlqyer shumë këto drita rotative dhe i ka vënë në pjesën e përparme të veturës së tij, përcjell Periskopi.
Ky aksion policor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë.
Qytetari mësohet të jetë nga fshati Bogë.
Statusi i plotë:
Identifikohet dhe ndëshkohet personi i cili ka përdorur drita rotative në automjetin e tij
Prishtinë 14 dhjetor 2021
Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt gjatë ngasjes së automjetit. Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim.
Nga njesiti i trafikut (NJRKRR) i është shqiptiuar gjoba dhe lënda është proceduar në Gjykatën kompetente.












