Kamberi: Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht

Kamberi: Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar ministrit të brendshëm serb, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratat për Reçakun. Kamberi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandër Vuçiq. “Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak […]

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar ministrit të brendshëm serb, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratat për Reçakun.

Kamberi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandër Vuçiq.

“Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht”, ka shkruar Kamberi.

Ai i ka bërë thirrje BE-së dhe ShBA-ve që t’i reagojnë dhe t’i bëjnë presin Vuciqit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, ka shkruar më tutje ai.

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë(RTS) kanë filluar xhirimin e një filmi dokumentar për Masakrën e Reçakut. Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka vizituar ekipin filmik dhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

Ministri i brendshëm serb që njihet për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve e ka quajtur “agresion” intervenimin ushtarak dhe humanitar të NATO-s në Kosovë pikërisht për shkak të Masakrës së Reçakut e cila ishte kishte alarmuar komunitetin ndërkombëtar pas dëshmive të misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë ne nuk ishim mjaftueshëm të mençur për t’ia shfaqur botës se ishte një gënjeshtër e tmerrshme. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregohet botës se ata na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë atyre gënjeshtrave”, ka thënë Vulin, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër ministri i Vuçiqit përgëzoi autoren e filmit “Dosja e Kosovës”, Sladjana Zariç “se si po e tregon të vërtetën për popullin serb dhe të vërtetën për Reçakun”.

“Reçaku është një gënjeshtër e madhe, një falsifikim i tmersshëm, një ofendim për gjithë njerëzimin dhe tek të gjithë ata që e kanë treguar këtë gënjeshtër, por Reçaku është një mundësi për të treguar se si padrejtësisht ne jemi shkatërruar, vrarë dhe sa jemi dënuar për mëkate të popujve tjerë”, tha Vulin.

Në orët e hershme të mëngjesit më 15 janar të vitit 1999 Reçaku ishte rrethuar nga forcat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të cilët vranë e masakruan 45 banorë shqiptarë të këtij fshati. /Express/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?