Kamberi: Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi, të zgjerohen sanksionimet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për sanksionet e SHBA-së ndaj grupit kriminal në veri të Kosovës në krye me Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit. Kamberi përmes një shkrimi në Facebook tha se Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi. “Sanksionet të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të […]

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook tha se Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi.

“Sanksionet të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët e pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajoni. Përpos në kuptimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendimi i fundit pozitiv i Zyres për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, ka edhe më shumë rëndësi në kuptimin e tij politik”, shkroi Kamberi.

Ai thotë se Radojçiq është zyrtarisht nënkryetar i Listës “Srpska” në Kosovë, që sipas tij,  kjo strukturë është e kontrolluar dhe e dirigjuar drejtpërdrejtë nga pushteti i sotëm në Serbi.

“Po ashtu, mediat hulumtuese (si BIRN dhe KRIK) kanë ngritur disa herë afërsinë e Zvonko Veselinoviqit me pushtetarët e sotëm në Serbi. Me vite të tyre, kompanitë e Veselinoviqit dhe Radojçiqit kanë fituar zyrtarisht tendera publik nga më të rëndësishmet prej pushtetit të sotëm në Serbi.

Prandaj, që këto sanksione të jenë edhe më efikase, ato duhen të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajonit”, shtoi Kamberi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?