Jarinje: Kapen autopjesë në vlerë mbi 10 mijë euro në një automjet me targa serbe

Oficerët doganorë sot kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes. Gjatë kontrolleve oficeret doganor në pikëkalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10 […]
Oficerët doganorë sot kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.
Gjatë kontrolleve oficeret doganor në pikëkalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10 mijë euro”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Bëhet e ditur se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.












