Ish-gjyqtari i Kushtetueses që e rrëzoi Qeverinë Hoti bëhet këshilltar i Vjosa Osmanit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses që e rrëzoi Qeverinë Hoti bëhet këshilltar i Vjosa Osmanit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, së fundi i është bashkuar si këshilltar i jashtëm kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani. Sejdiu kishte qenë gjyqtari raportues i lëndës në Kushtetuese për votën e ish-deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti, që unanimisht u votua s’i jo kushtetuese, për ta çuar vendin në zgjedhjet e 14 […]

Ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, si gjyqtar raportues në lëndën e çuar në Kushtetuese për “anti-kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit” të deputetit Etem Arifi në seancën e 3 qershorit 2020 për votimin e Qeverisë Hoti, iu ishin dashur rreth tre muaj që të arrinte t’i bindte gjyqtarët tjerë të Kushtetueses që të merrnin pjesë në votim.

Kjo pasi që Sejdiu kur kishte lexuar arsyetimin e tij, kishte rezultuar të ishte në favor të kërkesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që e kishin dërguar votën e ish-deputetit Etem Arifit për Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese.

Tek më 21 dhjetor 2020, unanimisht, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e kishin votuar konstatimin e tij se qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Duke e çuar kështu vendin në zgjedhjet e 14 shkurt 2021, prej të cilave dolën, me mbi 50% të përkrahjes elektorale, Albin Kurti kryeministër i vendit, dhe Vjosa Osmani Presidente e gjashtë e Republikës së Kosovës. E në kabinetin e kësaj të fundit, prej javësh, është angazhuar si këshilltar i jashtëm edhe vetë ish-gjyqtari raportues i lëndës që rrëzoi Qeverinë Hoti, Bekim Sejdiu, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Sejdiu tashmë ka ditë që ka filluar punën e këshilltarit të jashtëm të Presidencës, kanë thënë burimet e Gazetës Online Reporteri.net. Të kontaktuar për të marrë informacione më shumë se kur ka nisur angazhimi i tij tek Vjosa Osmani, nga Presidenca të premten nuk kanë treguar gatishmëri të flasin për gazetën.

Po ashtu, i kontaktuar nga Gazeta Online Reporteri.net, as Bekim Sejdiu nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

Sejdiu, që në të shkuarën kishte shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork (2012-2014), nga prilli i vitit 2015 ishte emëruar si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Angazhimit të tij në Gjykatë Kushtetuese i dha fund vetë ai në maj të këtij viti, duke dhënë dorëheqje, pasi dështoi të zgjidhet kryetar i Kushtetueses.

Megjithëse ka filluar punën e re, emri i tij e as biografia nuk i janë publikuar ende në faqen zyrtare të Presidencës, krahas pjesës tjetër të kabinetit dhe këshilltarëve politik të Vjosa Osmanit. Megjithatë, ndonëse angazhimi i tij në Presidencë deri më tash nuk është bërë publik, prania e Bekim Sejdiu në kabinetin e presidentes Osmani është vërejtur vetëm në disa fotografi nga takimet e fundit të shefes së shtetit, ku ai qëndronte i ulur në pjesën e stafit të saj në takime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?