Ish-deputeti Hoxha, thirrje publike deputetëve: Shpëtoni ekonomitë familjare nga rritja enorme e çmimeve

Ish-deputeti Hoxha, thirrje publike deputetëve: Shpëtoni ekonomitë familjare nga rritja enorme e çmimeve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sejdi Hoxha ka bërë thirrje për deputët që t’i shpëtojnë ekonomitë familjare nga kriza përmes ligjit për buxhetin për vitin 2022. Hoxha përmes një postimi në Facebook tha se rritja e çmimeve për produktet bazë të konsumit po paraqet problem serioz në buxhetin e shumë ekonomive familjare në vend. “Lus […]

Hoxha përmes një postimi në Facebook tha se rritja e çmimeve për produktet bazë të konsumit po paraqet problem serioz në buxhetin e shumë ekonomive familjare në vend.

“Lus të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim partie që përmes amendamenteve të bëjnë ndryshime në ligjin e buxhetit në mënyrë që ta shpëtojnë ekonominë e vendit nga rritja enorme e çmimeve të produkteve esenciale, nëse nuk veprohet tani dikur do të jetë tepër vonë”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë:

Thirrje publike për Deputetet e Kuvendit te Kosovës, shpëtoni ekonomitë familjare prej krizës e shkaktuar nga inflacioni përmes ligjit të Buxhetit për vitin 2022.Rritja e çmimeve për produktet bazë të konsumit po paraqet problem serioz në buxhetin e shumë ekonomive familjare në vendin tonë.Në bazë të statistikave të bëra në muajt e fundit inflacioni ka arritur vlerën rreth 5 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për shumicën e produkteve bazë të konsumit si buka, produktet e qumështit, produktet e mishit, si dhe artikujt e tjerë të domosdoshëm ushqimor, po ashtu kemi edhe rritje të theksuar e çmimit për lëndët djegëse. Përveç rritjeve të çmimeve në produkte ushqimore shqetësim tjetër për qytetarët përbën paralajmërimi për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike, Qeveria ka vënë alarm që mos të përdoret energjia elektrike për ngrohje.Kjo rritje enorme e çmimeve paraqet probleme të mëdha për ekonomitë familjare në Kosovë sepse ka vite që pagat dhe pensionet nuk janë ngritur derisa problemin e thellon edhe më shumë fakti që ende jemi në kohë pandemie.Bazuar në analizat e ekspertëve të ekonomisë Inflacioni në vendet e BE-së për vitin 2022 është parashikuar të jetë rreth 3%, pa llogaritur çmimin e rritjes së energjisë.Qeveria e Kosovës duhet të tregohet shumë më e vëmendshme dhe e kujdesshme në buxhetin e vitit 2022, t’i përfshij patjetër në buxhet mjetet financiare për zbatimin e ligjit të pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve në sektorin publik, si dhe të ndaj mjete shtesë për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, pensionistet dhe kategoritë sociale.Gjithashtu duhet të orientoi më tepër buxhet në përkrahjen e bizneseve të sektorit privat, shëndetësi dhe bujqësi.Lus të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim partie që përmes amendamenteve të bëjnë ndryshime në ligjin e buxhetit në mënyrë që ta shpëtojnë ekonomin e vendit nga rritja enorme e çmimeve të produkteve esenciale, nëse nuk veprohet tani dikur do të jetë tepër vonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?