Identifikohen të dyshuarit për vrasjen e të riut në Hajvali

Mbrëmë në orët e vona, në lagjen Hajvalia në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku nga therja me thikë viktimë ka mbetur i riu me inicialet V. XH. Ndonëse ishte dërguar me shpejtësi në emergjencë, nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve që mori nga goditjet me thikë. Periskopi mëson nga burime e veta […]
Mbrëmë në orët e vona, në lagjen Hajvalia në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku nga therja me thikë viktimë ka mbetur i riu me inicialet V. XH.
Ndonëse ishte dërguar me shpejtësi në emergjencë, nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve që mori nga goditjet me thikë.
Periskopi mëson nga burime e veta se të dyshuar për vrasjen e tij janë dy vëllezër, 16 dhe 18 vjeç, me iniciale A.K dhe Sh.K.
Në paraburgim po mbahet edhe një person tjetër, shoku i viktimës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në rrahje.
Deri tek konflikti dyshohet se erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes palëve.












