I rrezikshëm, nënshtron Prokurorinë: 5 pikat kryesore që duhet t’i dini nga Komisioni i Venecias lidhur me iniciativën e Qeverisë

I rrezikshëm, nënshtron Prokurorinë: 5 pikat kryesore që duhet t’i dini nga Komisioni i Venecias lidhur me iniciativën e Qeverisë

Qeveria e Kosovës kishte marrë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Para procedimit të këtij Projektligji, është kërkuar këshilla e Komisionit të Venecias nga Qeveria. Komisioni i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit, disa prej tyre, duke i cilësuar si ‘të rrezikshme’ dhe ‘nënshtrim të KPK-së nga politika’. Mediumi Paparaci […]

Qeveria e Kosovës kishte marrë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Para procedimit të këtij Projektligji, është kërkuar këshilla e Komisionit të Venecias nga Qeveria. Komisioni i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit, disa prej tyre, duke i cilësuar si ‘të rrezikshme’ dhe ‘nënshtrim të KPK-së nga politika’. Mediumi Paparaci para pak ditësh, publikoi dokumentin/ opinionin që nxori Komisioni i Venecias lidhur me këtë Projektligj. Por cilat janë pikat kryesore që u nxorën nga Komisioni – i cili është një organ që jep këshilla dhe interpreton problemet rredh demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Këto janë 5 pikat kryesore që duhet t’i dini e që janë marrë me shkurtesa nga Paparaci, përcjell Periskopi:

1.Komisioni i Venecias ka vlerësuar se dispozitat e iniciativës ligjore të qeverisë rrezikojnë nënshtrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga politika. “Reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së ndaj shumicës qeverisëse”, vlerëson Komisioni i Venecias. “Projekt ndryshimet propozojnë që të gjithë anëtarët laikë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”.

2.Propozimet e përgatitura nga Qeveria e Kosovës për ridefinimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial, janë cilësuar të panevojshme nga Komisioni i Venecias.  “Zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem zgjedhor proporcional, ose emërimin e disa anëtarëve laikë nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile. Është e nevojshme të sigurohet që komponenti i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse të mos mund të qeverisin të vetëm”, rekomandon Komisioni.

3.Komisioni i Venecias ka kundërshtuar edhe dispozitën tjetër kalimtare të Projektligjit, i cili propozon shkarkimin e të gjithë anëtarëve të KPK-së pas hyrjes në fuqi të tij.

4.Komisioni i Venecias hedh kategorikisht poshtë këtë propozim. E cilëson të rrezikshme për “pavarësinë prokuroriale”. “Dispozitat kalimtare që parashikojnë përfundimin e parakohshëm të mandateve të gjithë anëtarëve aktualë të KPK-së dhe lejimin e KPK-së së rinovuar të funksionojë vetëm me anëtarët laikë në përbërjen e tij, janë të rrezikshme për pavarësinë e prokuroriale dhe duhen rishikuar”, konstaton opinioni i Komisionit të Venecias.

5.Komisioni hedh poshtë edhe dispozitën ligjore që parasheh përjashtimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.Sipas Komisionit të Venecias, KP i Shtetit “duhet të mbetet anëtar i KPK-së”. “Kryeprokurori duhet të mbetet si anëtar i KPK-së sipas detyrës zyrtare (me një rregullim përkatës të përbërjes së KPK-së, nëse është e nevojshme. Ligji duhet të përcaktojë më qartë sferat përkatëse të kompetencës së KP-së dhe të KPK-së”, vlerëson opinioni./Paparaci/Periskopi/ 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?