Haradinaj thotë se Kurti duhet t’i kërkojë Bidenit kyçjen direkte në çështjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj thotë se Kurti duhet t’i kërkojë Bidenit kyçjen direkte në çështjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet ta ndryshojë qasjen e tij karshi dialogut mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj tha se Kurtit i ka rekomanduar që ta kërkojë medoemos përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar dhe për këtë nuk duhet […]

Haradinaj tha se Kurtit i ka rekomanduar që ta kërkojë medoemos përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar dhe për këtë nuk duhet as heshtja e presidentes Vjosa Osmani.

”[Albin] Kurti vetë e ka pru veten në atë qoshe. Disa herë ia kam tërhequr vërjetjen publikisht e me shkresa:’Kërko rolin e Amerikës në dialog’. Kurti, duke dashtë me ndejtë në një zonë komode, ose ‘comfort’, ka shku vetëm ka [Miroslav] Lajçak dhe [Josep] Borreli dhe së fundi ka mbërri në konflikt edhe me ta”.

”Është një qasje mjaft e gabuar e [Albin] Kurtit në dialog. Ai duhet me ndërru këtë qasje. Unë kam insistu çdo herë që ai t’i kërkojë presidentit të Amerikës kyçjen direkte në çështjen e marrëveshjes, jo të dialogut më, por të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues obligativë-ligjorë për njohje reciproke”.

Ai deklaroi se një gjë të tillë ia ka kërkuar edhe Presidentes Vjosa Osmani.

Tutje, ai ka thënë se s’ka presion për Asociacionin, por ka presion për marrëveshjen finale.

”E kam kërkuar edhe nga presidentja [Vjosa] Osmani. Kërkoj edhe sot që ta bëjnë këtë të qartë, t’i shkruajnë një letër pra. Duke mos e bërë këtë, Kurti ka përfunduar në një lloj cirku me europianët dhe e ka sjellë veten deri në atë gjendje. M’u duk një bisedë shumë pa nivel. Nuk ka presion për Asociacionin. Ka presion për marrëveshje finale. Harrojeni Asociacionin. Është presion për t’u arritur marrëveshja finale”, ka thënë ai në Klan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?