Haradinaj për tokën e blerë në Gllogjan: Plasshin prej inati – Çka kom me ju bo vlla

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në Rubikon të Klan Kosovës, rreth çështjes së tokës së blerë në Gllogjan, për të cilën sot në seancën parlamentare, u ngrit debat me kryeministrin Albin Kurti. ”Plasshin prej inati, që s’keni mujt kërkush tjetër me ardhë me ma ble tokën në derë të shpisë në Gllogjan të […]
”Plasshin prej inati, që s’keni mujt kërkush tjetër me ardhë me ma ble tokën në derë të shpisë në Gllogjan të babes tem, se jom i atyhit, e kom ble vet”.
”Plasshi, plasshi – plasni e çka të doni, urno toka e babës tem, e shpisë teme e katunit teme, e kom ble për vete, për katundin tem, plasshi prej inati. Çka kom me ju bo vlla”.
”E dyta, nuk e kam shit atë tokë me asnjë euro. As një metër katror i asaj toke nuk e kam shit. Është tokë e katunit, unë e kam marrë ma shumë për katund”.
Tutje ai u shpreh se në kohën kur e bleu tokën, i kishte kushtuar shumë.
”Ai i shpisë që ka qenë toka e tij, a mos je i interesum, mu s’mka pyet shteti, as s’më ka ndihmu me ble. 70 mijë euro nuk kanë qenë të vogla me pagu atëherë”.












