Haradinaj, Kurtit: Nuk është ‘‘shkencë’’ hartimi i Ligjit për Paga, a don të ndihmoj

Deputeti dhe njëherësh kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj ka deklaruar në foltoren e Kuvendit, se qeveria aktuale nuk e ka prioritet Projektligjin për Paga, pasi që sipas tij nuk është ‘‘shkencë’’, që të buxhetohet Projektligji për Paga. Sipas Haradinajt, qeveria aktuale vërehet se ka inat ndaj partive opozitare dhe sindikatave, por nuk duhet të […]
Sipas Haradinajt, qeveria aktuale vërehet se ka inat ndaj partive opozitare dhe sindikatave, por nuk duhet të ketë inat ndaj punonjësve publik.
Më tej, Haradinaj, i ka ofruar ndihmë dhe bashkëpunim kryeministrit Kurti që të bashkohen në këtë drejtim.
Kujtojmë që sindikatat e Kosovës po kërkojnë tash e sa kohë ndaj të paktën katër qeverive të fundit implementimin e ligjit të pagave. /Periskopi












