Gucati e Haradinaj në cilësinë e dëshmitarit, i pari dëshmon të hënën

Gucati e Haradinaj në cilësinë e dëshmitarit, i pari dëshmon të hënën

Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse gjatë seancës së sotme. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 6 dhjetor, me dëshminë e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes së Gucatit, ku dëshmitarë paraqitet vetë i akuzuari, Hysni Gucati. Në këtë rast si dëshmitarë ka kërkuar […]

Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse gjatë seancës së sotme.

Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 6 dhjetor, me dëshminë e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes së Gucatit, ku dëshmitarë paraqitet vetë i akuzuari, Hysni Gucati.

Në këtë rast si dëshmitarë ka kërkuar të paraqitet edhe Nasim Haradinaj, si dëshmitar i Mbrojtjes së Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe të Gucatit, si të dyshuar, para gjykatësit të vetëm, Nikola Giju, u mbajt përkatësisht më 29 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Seancat e paraqitjes së parë të Gucatit dhe Haradinajt u mbajtën më 18 dhjetor 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës kurse Haradinaj vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh.Në paraqitjen e mëtejshme, më 8 janar 2021, Haradinaj nuk u vetëdeklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Bazuar në rregullën 92(2)(f) të Rregullores, gjykatësi i procedurës paraprake bëri deklarimin në emër të të akuzuarit se është i pafajshëm.

Më 27 gusht 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake. Mbrojtja e Gucatit e dorëzoi atë më 2 shtator kurse Mbrojtja e Haradinajt e dorëzoi dosjen e saj paraprake “të përkohshme” më 12 korrik 2021.

Më 16 korrik gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

Konferenca përgatitore për gjykimin në këtë çështje u mbajt më 1 dhe 2 shtator, ndërsa Konferenca përgatitore e ZPS-së u mbajt më 8 shtator 2021.

Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.

Më 26 nëntor 2021, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionet e dorëzuara nga dy ekipet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarëve, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Konferenca përgatitore e Mbrojtjes u mbajt më 2 dhjetor ndërsa paraqitja e provave prej Mbrojtjes filloi më 3 dhjetor 2021.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?