Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga ‘Big Brother’: U takuam, por jo gjithçka shkoi mirë

Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga ‘Big Brother’: U takuam, por jo gjithçka shkoi mirë

Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Ffifin. Në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother. “Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. […]

Në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai.

Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”.

Nga ana tjetër Genta Cana, motra e Granitit thotë se hyrja e Granitit në shtëpi kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë e familjes.

“Graniti nuk ka qenë i përgatitur, pasi nuk ka parë edicionet paraprake të Big Brother”, deklaroi Genta Cana.

Ajo thotë se është vërshuar nga shumë komente negative për deklaratën e saj në lidhje me Granitin.

“Jam munduar të sqarohem qoftë me familjarët e Fifit apo publikun por nuk pata shumë hapësirë që këtë gjë ta bëjë gjatë transmetimit të Big Brother”, deklaroi tutje Genta Cana.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya