Gërvalla: Nëse ndërkombëtarët s’reagojnë ndaj Dodikut, më 9 janar mund të ndryshojë Ballkani

Gërvalla: Nëse ndërkombëtarët s’reagojnë ndaj Dodikut, më 9 janar mund të ndryshojë Ballkani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se Serbia tani po kërcënon hapur fqinjët me luftë. Ajo në një intervistë për Newsweek akuzoi Serbinë se edhe në Bosnje dhe Hercegovinë po mbjell trazira. Atje, përfaqësuesi presidencial serb Milorad Dodik po kërcënon me një marrëveshje multietnike për ndarjen e pushtetit dhe tërheqjen e Republikës Srpska […]

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se Serbia tani po kërcënon hapur fqinjët me luftë.

Ajo në një intervistë për Newsweek akuzoi Serbinë se edhe në Bosnje dhe Hercegovinë po mbjell trazira.

Atje, përfaqësuesi presidencial serb Milorad Dodik po kërcënon me një marrëveshje multietnike për ndarjen e pushtetit dhe tërheqjen e Republikës Srpska – entitetin e dominuar nga serbët që përbën një pjesë të Bosnjës – nga institucionet kombëtare, duke përfshirë forcat e armatosura.

“Ne jemi vërtet të shqetësuar për atë që mund të ndodhë atje në janar të vitit 2022 me rastin e 30-vjetorit të krijimit të asaj që ata e quajnë Republika Srpska, e cila në fakt u themelua mbi gjenocid”.

“Udhëheqësi nacionalist serb Milorad Dodik ka kërcënuar se do ta ndajë këtë entitet nga pjesa tjetër e Bosnjës. Çdo vëzhgues e di se Dodik mbështetet fuqishëm nga Serbia dhe Rusia dhe se kjo treshe po paralizon funksionimin e Bosnjës si shtet për dekada të tëra”.

“Po pyes veten nëse dhe si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar. Nëse do të ketë mungesë vullneti dhe kërkesa të qarta ndaj Dodikut dhe Vuçiqit, Perëndimi mund të jetë i sigurt se gjuha dhe politika agresive në Serbi nuk do të ndryshojë dhe se 9 janari – që shënon një 30 vjetor simbolik të themelimit të Republika Srpskas – mund të bëhet një ditë që mund të ndryshojë të gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?