Gazetarja kosovare shtron pyetje në Hagë: Gucatin e Haradinajn s’i shoh të akuzuar, pse lejuat rrjedhjen e dosjeve

Gazetarja Elmedina Ballazhi ka dëshmuar sot në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, për çka tha se nuk i sheh si të akuzuar aty por si peng, transmeton Periskopi. ‘’Këta dy persona nuk i quaj të akuzuar. Mbahen padrejtësisht këtu. E mendoj për të vetmen arsye se rrjedhja ka ndodh vetëm nga zyra e […]
‘’Këta dy persona nuk i quaj të akuzuar. Mbahen padrejtësisht këtu. E mendoj për të vetmen arsye se rrjedhja ka ndodh vetëm nga zyra e ZPS sepse gjykata është këtu në Holandë, jo në Kosovë. Pse lejuat pra rrjedhjen e këtyre dosjeve. Po mendon që këta po mbahen peng jo të akuzuar’’, tha ajo.
‘’Gucati Ishte i tensionuar, i shqetësuar, i skuqur. Noshta ka bërë ndonjë shaka. E kam pasë nëj fb dhe aty e kam publikuar gjithë detyrën time si gazetare, viedot por më është hakuar në prill të këtij viti. Nuk e di pse. Nuk më kujtohet nëse kam bërë mbështetje për Gucatin e Haradinajn’’, tha Ballazhi.
;;Së pari më lejo të sqaroj se jam mbështetëse e deyrës sime si gazetar jam mbështetëse e vlerës së luftës, sepse kam kaluar në këmbë kufirin për në Bllacë.’’, shtoi ajo./PERISKOPI/












