Fusnota: Pak ditë më parë, A**** Kurti kishte nënshkruar dokument ku Kosova quhej territor dhe lihej me fusnotë

Fusnota: Pak ditë më parë, A**** Kurti kishte nënshkruar dokument ku Kosova quhej territor dhe lihej me fusnotë

Në dokumentin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, më saktësisht në titull, Kosova shënohet me fusnotë dhe quhet si “territor”. Një marrëveshje e këtillë u arrit përgjatë ditës së djeshme lidhur me vazhdimin një-vjeçar të shfrytëzimit të ndërtesës , në të cilën janë të vendosura zyrat e BE-së,. […]

Në dokumentin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, më saktësisht në titull, Kosova shënohet me fusnotë dhe quhet si “territor”.

Një marrëveshje e këtillë u arrit përgjatë ditës së djeshme lidhur me vazhdimin një-vjeçar të shfrytëzimit të ndërtesës , në të cilën janë të vendosura zyrat e BE-së,.

Në pjesën sqaruese të fusnotës së titullit në dokument, thuhet se referimi është bërë “pa paragjykime, në përputhje me statusin dhe në një linjë me Rezolutën 1244 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Megjithatë, në paragrafin e dytë dokumenti përmend termin “Republikë e Kosovës” dhe “territor i Kosovës” njëkohësisht, kur flitet për pëlqimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e kontratës së shfrytëzimit të objektit të BE-së edhe për një vit.

Përgjatë mbrëmjes së të enjtes, ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe këshilltarja ligjore, Tea Blakaj, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, zëvendësambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cypien, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog”, është njoftuar nga kryeministria.

Lajmi.net përgjatë së enjtes iu është drejtuar shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për ta pyetur nëse pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e Manastirit të Deçanit, por nga kjo Zyrë kanë thënë t’i referohen komunikatës së Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?