Escobar para vizitës në Shqipëri: E mbështesim “Open Balkan”

Escobar para vizitës në Shqipëri: E mbështesim “Open Balkan”

Në prag të vizitës së parë zyrtare në Tiranë, i dërguari amerikan për rajonin tonë, Gabriel Escobar ka shprehur besimin se Shqipëria me shumë mundësi do të bëhet në të ardhmen anëtare e Bashkimit Evropian. “Kur shikon rajonin në tërësi administratat fiskale në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut i bëjnë ato unike dhe kështu kualifikohen […]

Në prag të vizitës së parë zyrtare në Tiranë, i dërguari amerikan për rajonin tonë, Gabriel Escobar ka shprehur besimin se Shqipëria me shumë mundësi do të bëhet në të ardhmen anëtare e Bashkimit Evropian.

“Kur shikon rajonin në tërësi administratat fiskale në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut i bëjnë ato unike dhe kështu kualifikohen për anëtarësim në BE. Ne jemi dëshmitarë të rritjes ekonomike fenomenale në Ballkanin Perëndimor. Me integrimin evropian dhe të gjitha proceset e lidhura ekonomike në rajon do të ketë një burim rritjeje dhe zhvillimi për Evropën. Integrimi i shpejte i këtij rajoni do të jetë një burim rajonal për sektorin e energjisë, transportit, sektorit të IT, teknologjisë dhe duke pasur parasysh qendrat e mëdha universitare”.

I pyetur për faktin faktin se ka rezistencë ndaj projektit “Ballkani i Hapur” në Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, që nënkupton krijimin e një tregu të përbashkët dhe zonës ekonomike mes vendeve të rajonit, Escobar theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë iniciativë.

“Ne mbështesim çdo përpjekje për integrimin ekonomik rajonal, Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal, CEFTen dhe Ballkanin e Hapur. Për sa kohë që është e hapur për të gjitha vendet, për sa kohë që ofron sisteme ligjore dhe rregullatore dhe i ngre ato në nivel evropian, për sa kohë që promovon drejtësinë, tregtinë e hapur, ne do t’i mbështesim këto parime”.

I dërguari amerikan për rajonin thekson se integrimit ekonomik duhet t’i paraprijë krijimi i institucioneve të forta ndërsa administrata e re amerikane është e fokusuar në radhë të parë në problemin e korrupsionit.

“Nuk mund të kesh iniciativë për kufijtë e hapur nëse nuk ke rregullore të përshtatshme për hyrjen e njerëzve, kundër pastrimit të parave, kundër kontrabandës etj. Në fund të fundit, ekonomitë e kësaj zone nuk mund të funksionojnë nëse keni një treg prej 600,000 në Mal të Zi ose 2 milionë në Maqedoninë e Veriut. Ju duhet një treg nga 20 milionë që të gjithë të marrin pjesë në të. Kjo është baza mbi të cilën ne kushtëzojmë mbështetjen tonë për “Ballkanin e Hapur”.

Escobar ka vënë në dukje se në ditët në vijim edhe politika e re amerikane e sanksioneve ndaj individëve të korruptuar do të zgjerohet./tvklan.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?