Erdhi mëDITjA: Haki Abazi kampion absolut në mëditje udhëtimesh prej deputetëve

Deputetët e Kosovës marrin paga mjaft të larta krahasuar me standardin ekonomik të Kosovës. Por, përveç pagave ata kanë mëditje edhe për seancat e Kuvendit por edhe për udhëtimet që bëjnë. Gazeta FrontOnline ka gjetur mëditjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për udhëtimet zyrtare që i bënë jashtë Kosovës. Për vetëm tre muaj, ata […]
Gazeta FrontOnline ka gjetur mëditjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për udhëtimet zyrtare që i bënë jashtë Kosovës.
Për vetëm tre muaj, ata kanë marrë 5693 euro mëditje.
Sa i përket akomodimit, ata i morën plot 2 mijë e 940 euro, përcjell Periskopi.
Kjo bën që shuma totale e tyre për tre muaj të shkonte në 8 mijë e 633 euro.

Jashtë Kosovës për tre muaj kanë udhëtuar 27 deputetë, dhe kampion absolut në marrjen e mëditjeve është deputeti i VV-së, Haki Abazi.
Vetëm një udhëtim në Austri, atij i kishte kushtuar 902 euro e 88 cent.
Hiç më pak se 266.40 euro Abazi mori mëditje edhe për një udhëtim që ka bërë në Bruksel më datën 29 tetor.
Ndërsa, vetëm një ditë para kësaj më 28 tetor deputeti Abazi, mori mëditje edhe për një udhëtim zyrtar që bëri në Shqipëri.
Shuma totale e shpenzimeve nga Hakiu është një mijë e dyqind e katërdhjetë e shtatë euro për tri udhëtime.
Vendi më i vizituar nga deputetët tanë ishte Shqipëria, dhe pas Shqipërisë renditej vendi vëllazëror Maqedonia e Veriut. /Periskopi












