Era shtet: Gjilanasit marrin 3 muaj burg pasi i blenë 4 pula e një ‘knus’ të vjedhur

Era shtet: Gjilanasit marrin 3 muaj burg pasi i blenë 4 pula e një ‘knus’ të vjedhur

Dy të akuzuarit A.H. dhe Q.H., janë dënuar me nga tre muaj burgim pasi kanë pranuar se kanë blerë katër pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., për të cilat kanë mundur ta dijnë paraprakisht se janë të vjedhura. Dënimi ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohet nëse ata në periudhën verifikuese […]

Dënimi ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohet nëse ata në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryejnë vepra të tjera penale.

Ky aktgjykim është shpallur më 16 prill të këtij viti nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj, në seancën fillestare, pasi dy të akuzuarit kanë pranuar fajësinë.

Aktgjykimi në fjalë është përpiluar më 15 maj 2021.

Ndërkaq, i dëmtuari P.S. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 21 shtator 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj A.H. dhe Q.H., me arsyetimin se në maj të vitit të kaluar në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dy të akuzuarit në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete kanë blerë, fshehë katër copë pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., në vlerë prej 5 euro secilën pulë, të cilat të pandehurit T.A. dhe K.I., i kishin vjedhur në kotecin e të dëmtuarit P.S.

Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë në bazë të çmimit dhe rrethanave të shitblerjes, të akuzuarit kanë mundur ta dinë se pulat e vjedhura janë përfituar me vepër penale të vjedhjes.

Me këtë, A.H. dhe Q.H. akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?