E shëmtuar: Infermierët dënojnë ashpër sulmin e mjekut ndaj infermierit në Emergjencë

E shëmtuar: Infermierët dënojnë ashpër sulmin e mjekut ndaj infermierit në Emergjencë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar për mosmarrëveshjen që është raportuar se kanë pasur sot një mjek specializant i Ortopedisë dhe një infermier i Klinikës Emergjente. Nga SIK deklarojnë se e dënojnë ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj infermierit nga mjeku. “Pavarësisht rrethanave që mund të kenë çuar deri tek përdorimi i dhunës fizike, […]

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar për mosmarrëveshjen që është raportuar se kanë pasur sot një mjek specializant i Ortopedisë dhe një infermier i Klinikës Emergjente.

Nga SIK deklarojnë se e dënojnë ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj infermierit nga mjeku.

“Pavarësisht rrethanave që mund të kenë çuar deri tek përdorimi i dhunës fizike, përdorimi i saj ndaj infermierëve, sidomos kur kryhet nga një profesionist shëndetësor është akt i shëmtuar, i turpshëm dhe vepër e patolerueshme, pasi që ekzistojnë organet kompetente për trajtimin e shkeljeve, mosmarrëveshjeve dhe kontesteve të të gjitha llojeve.” thuhej  në një postim në Facebook të Sindikatës.

Tutje inkurajoheshin organet e drejtësisë që rastit në fjalë dhe rasteve tjera të sulmeve fizike ndaj infermierëve t’i jepet përgjigje e merituar.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga SHSKUK / QKUK që të marrë masa diciplinore ndaj mjekut në fjalë. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Prokurori i Odës së Mjekëve të Kosovës që të filloj procedurat dhe të merrë masa konform legjislacionit dhe rregulloreve të OMK. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Komiteti për Specializime i lëmisë përkatëse të cilës i takon mjeku që të ndërmarrë masat e nevojshme brenda kompetencave të tyre. Nga Oda e Infermierëve të Kosovës kërkojmë përkrahje në sensibilizimin e organeve në mënyrë që rastet e tilla mos të ndodhin në të ardhmen.”

Sindikata gjithashtu i bëri ftesë infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë që të mos dekurajohen nga rastet të tilla, siç i quajtën të ulëta dhe të turpshme, pasi besojnë në sistemin e drejtësisë.

Së fundi, Sindikata e Infermierëve ka paralajmëruar me veprime sindikale pasi nuk janë përfshirë në grupin punues për Ligjin e Pagave duke u diskriminuar edhe një herë nga mjekët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?