E pahijshme: Vartësja e presidentes Osmani përshëndet me dorëza presidentin Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë ceremonisë së pritjes së Pendarvoskit nga Osmani ra në sy diçka jo e sjellshme nga ana një zyrtare e Zyrës së Presidentes. Gazetari, B. G. ka publikuar një fotografi [i cili ka dashur të mos identifikohet pas frikës nga hakmarrja […]
Gjatë ceremonisë së pritjes së Pendarvoskit nga Osmani ra në sy diçka jo e sjellshme nga ana një zyrtare e Zyrës së Presidentes.
Gazetari, B. G. ka publikuar një fotografi [i cili ka dashur të mos identifikohet pas frikës nga hakmarrja prej pushtetit] në të cilin, zyrtarja shihet duke i folur presidentit Pendarovski me dorëza.
Sipas Galicës, kjo formë e sjelljës është e pahijshme.
“Nuk e di kush është kjo çika që punon në presidencë, ama shumë sjellje e pahijshme, me e përshëndet dikend me dorëza, veçanërisht një president! Hiqi dorëzat, trego kulturë!”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.
Ndryshe presidenti i Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës në Kosovë, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Galuk Konjufca./Periskopi/













