Doktor Fauci: Kërcënimi më i madh ende Delta dhe jo Omicron

Doktor Fauci: Kërcënimi më i madh ende Delta dhe jo Omicron

Varianti Omicron ka të ngjarë të jetë më pak i rëndë se varianti Delta, i cili mbetet problemi i vërtetë për amerikanët këtë dimër, deklaroi Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden. Në një intervistë Fauci tha se vendi “po shikon tashmë një rigjallërim të rasteve” dhe paralajmëroi se “60 milionë amerikanë janë […]

Varianti Omicron ka të ngjarë të jetë më pak i rëndë se varianti Delta, i cili mbetet problemi i vërtetë për amerikanët këtë dimër, deklaroi Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një intervistë Fauci tha se vendi “po shikon tashmë një rigjallërim të rasteve” dhe paralajmëroi se “60 milionë amerikanë janë ende të pavaksinuar”.

“Unë mendoj se tashmë kemi mjaft probleme me Deltan. Njerëzit vazhdojnë të flasin për një valë dimri me Omicron, ne ende kemi mbi 100 000 raste në ditë”, theksoi ai duke iu referuar variantit Delta.

“Ne kemi rreth 50 000 njerëz në spital. Kemi afro 1 400 vdekje në ditë. Unë mendoj se ne duhet të fokusohemi më shumë në atë se cili është problemi ynë i vërtetë dhe problemi ynë i vërtetë është Delta”, shtoi ai.

Duke parashikuar një valë dimërore të rasteve me COVID-19, Fauci tha se ishte “e pashpjegueshme” që një pjesë kaq e madhe e popullsisë të mos ishte vaksinuar.

“Është vërtet një turp dhe një koment i trishtuar për vendin tonë që kemi tashmë mbi 780 000 viktima amerikane dhe kemi ende njerëz që refuzojnë të vaksinohen”, theksoi ai.

“Kemi 60 milionë njerëz në këtë vend që refuzojnë të vaksinohen. Dua të them, është vërtet, me të vërtetë rrëqethëse”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?