Dialogu Kosovë-Serbi mund ta determinojë jetëgjatësinë e Qeverisë Kurti

Dialogu Kosovë-Serbi mund ta determinojë jetëgjatësinë e Qeverisë Kurti

Dialogu Kosovë-Serbi po konsiderohet të jetë jo transparent, ai po cilësohet edhe si “mollë sherri” për qeverinë. Koha kur u takuan për herë të fundit ishte në muajin korrik. Edhe pse u paralajmërua një takim në vjeshtë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kjo nuk ndodhi. Por takimet për […]

Koha kur u takuan për herë të fundit ishte në muajin korrik.

Edhe pse u paralajmërua një takim në vjeshtë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kjo nuk ndodhi.

Por takimet për dialogun Kosovë-Serbi do të vazhdojnë ashtu siç filloi ky proces i dialogut në vitin 2011.

Megjithatë, që nga ajo kohë e deri më tash, dialogu po konsiderohet të jetë jo transparent nga drejtori i Institutit “Musine Kokalari”, Visar Ymeri.

Është vështirë me vlerësuar meqenëse pak ka informata dhe më pak transparencë nga qeveria aktuale për sa i përket dialogut dhe nuk është që po bëhet shumë në këtë proces. Prandaj kemi pasur disa deklarime të kryeministrit dhe përmendje të eksponentëve të tjerë të qeverisjes po synojnë me bo një lloj riformatizimi të dialogut për të ndryshuar agjendën dhe qëllimet e tij

E pikërisht dialogu, nga Ymeri po shihet si proces që mund të prodhojë telashe për Qeverinë Kurti.

Jep dorëheqje kryeministri Kurti apo ka një format tjetër se si shkojmë në zgjedhje. Këto janë pikëpyetje të mëdha. Mendoj që dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë. Por zhbërjen e Qeverisë nuk e shoh të shpejt sepse dialogu dhe insistimi i ndërkombëtarëve për të pasur një vazhdim serioz të dialogut nuk shoh derisa të përfundojnë zgjedhjet në serbi që i bie diku ka mesi i vitit të ardhshëm

E për një nga produktet e procesit të mëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, asociacionin e komunave me shumicë Serbe, Ymeri thotë që është marrëveshje e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq sipas një analogjie të tij, dialogu është lloj pazari.

Asociacioni është marrëveshje e nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen atëherë çfarë formati tjetër të marrëveshjes do të arrijnë, për t’i arritur qëllimet tona e që është njohja reciproke. Unë mendoj që dialogu është një lloj negociate, pazari

Kryeministri Kurti së fundi ka njoftuar për dy biseda telefonike me përfaqësuesin e lartë të Deparamentit Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Escobar, ku ndër tema ka qenë edhe diskutimi për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, raporton t7.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?