Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Është diskutuar mundësia e një takimi me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Është diskutuar mundësia e një takimi me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit

Ka mundësi që takimi i ardhshëm i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të zhvillohet në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel. Duke folur për këtë, kryeministri Kurti konfirmoi sot në një konferencë për media se takimi i radhës në Brusksel mund të zhvillohet para fundit të […]

Duke folur për këtë, kryeministri Kurti konfirmoi sot në një konferencë për media se takimi i radhës në Brusksel mund të zhvillohet para fundit të këtij viti.

“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel, me presidentin e Serbisë”, tha Kurti.

Ai deklaroi se nuk ka informacione nëse Serbia po e kushtëzon vazhdimin e dialogut. Sipas tij, mbajtja e takimit varet nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të tij, Miroslav Lajçak.

“Nuk kam kurrfarë informacione që ka kushtëzime nga ndokush, veçse vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo, i përket ndëmjetësuesit apo lehtësuesit – siç e quajnë ata veten – përkatësisht Z. Joseph Borrell dhe emisarit të tij, Miroslav Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo, e jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër”, u shpreh Kurti.

Brenda dy javësh, kryeministri i Kosovës bisedoi dy herë në telefon me të ngarkuarin e SHBA-së për mbikëqyrjen e politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit një ditë më parë thuhet se “SHBA-të janë të përkushtuara që të ketë përparim në dialog dhe mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se “Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve”.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell.

Një javë më parë në Prishtinë dhe Beograd qëndroi i ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajҫak në përpjekje që ta aranzhojë një takim – siҫ u tha rezultativ – Kosovë-Serbi. Sipas tij,  “BE-ja shpreson se do të mbahet takimi para fundit të vitit”.

“Nuk është në pyetje takimi, sepse liderët janë takuar dy herë, por siç e dini nuk ka pasur rezultate pozitive. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar se cili do të jetë rezultati”, tha Lajçak duke shtuar se “palët kanë shprehur vullnet të mirë për procesin e dialogut dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?