Dialogu Kosovë-Serbi/ Brukseli e pranon që nuk po arrin të sigurojë takim Kurti -Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi/ Brukseli e pranon që nuk po arrin të sigurojë takim Kurti -Vuçiq

Pak ka gjasa që së shpejti të ketë takim të ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë politik. Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), të informuar me procesin, thanë të hënën (6 dhjetor) se në këtë moment nuk ka gatishmëri as të Prishtinës e as Beogradit që të angazhohen […]

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano paralajmëroi që parakusht për aranzhimin e takimit të radhës duhet të jetë gatishmëria e palëve që të merren vesh rreth rezultateve konkrete, në të mirë të qytetarëve të tyre.

“E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano.

Sidoqoftë, më 1 dhjetor derisa fliste nga Riga në takimin e ministrave të jashtëm evropianë me NATO-n, Borrell theksoi se Kosova e Serbia duhet të kthehen sa më parë në tavolinën e negociatave.

Në fund të nëntorit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Lajçak vizitoi Prishtinën e Beogradin në tentimin që të organizojë rundin e ri të takimit në nivelin më të lartë.

Gjatë vizitës në Prishtinë më 25 nëntor, Lajçak tha se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut derisa theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak tha se nuk është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, por edhe rezultati që mund të ketë ai.

Nga vizitat në Prishtinë e Beograd, burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se Lajçak megjithatë është kthyer krejtësisht i dekurajuar.

Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Që të dyja takimet ishin të pasuksesshme dhe dëshmuan se sa larg qëndrojnë palët në qasjen e tyre ndaj dialogut.

Pikërisht kjo i detyroi zyrtarët evropianë që të deklarojnë se takimi i tretë do të ndodhë vetëm nëse do të ketë gatishmëri për përparim në dialog.

Më 5 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të martën, kryeministri Kurti do të qëndrojë në Bruksel, por gjatë kësaj vizite do të takojë zyrtarët e lartë evropianë përfshirë edhe shefin e diplomacisë, Borrell, por takim me presidentin serb, Vuçiq nuk do të ketë.

Sipas burimeve në Bruksel, takimi me Borrellin do të jetë mundësia e fundit për këtë vit që të tentohet të organizohet takimi i tretë mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Por, së fundmi pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?