Dështon këshilltari i Konjufcës: I qet kurth medieve, por bie vetë në të

Dështon këshilltari i Konjufcës: I qet kurth medieve, por bie vetë në të

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe [Zajednica] është riaktualizuar. E me këtë, edhe debatet në lidhje me çështjen. Por, siç ndodh gjithnjë, këshilltari i Glauk Konjufcës me emrin Driton Tali di të shkojë në një nivel tjetër. Ai së fundi i ka vënë një ‘kurth’ medieve, por ka rënë vetë në të. Para […]

Para 16 orëve, këshilltari i kryekuvendarit e ka bërë një status në mbështetje të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Problemi?

Fjalët në fjalë ishin thënë nga ish kryeministri ynë, Isa Mustafa. Sidoqoftë, ai nuk e ka vënë emrin e z. Mustafa, duke aluduar kësisoj që mediet do ta kopjonin dhe do të raportonin se nga zyra e kryekuvendarit po mbështetet ideja e Asociacionit edhe pse ishte kundërshtuar ashpër dikur, përcjell Periskopi.

Z. Tali duket se ka pritur që ndonjë medium t’i marrë fjalët e Isa Mustafës si të tijat, por ja që nuk e ka bërë.

Në sqarim, më pas Tali ka rrëfyer se ka përdorur fjalët e z. Isa Mustafa.

Statusi i plotë: 

Ne nuk duhet të frikësohemi nga të drejtat që ua japim të tjerëve.
Asociacioni, për të cilin Kuvendi i Kosovës ka vendosur në vitin 2013 është zgjidhje e mire, jo ideale.
Është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumicë serbe do të kenë pamje të plotë në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor. Kjo nuk duhet t’i pengojë askujt, sepse ne e kemi përjetuar vetë sa rëndë është kur dikush ta mohon të drejtën të mësosh fëmijet e tu e të shërohesh ashtu siç ti dëshiron. Prandaj në shekullin e 21 në procesin e integrimeve botërore ne do të pranojmë këto të drejta, sepse jemi ne ata që na janë mohuar të drejtat.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?