Deputetja shqiptare në parlamentin kroat rrëfen për rrugëtimin e saj në politikë dhe misionin për Kosovën

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat rrëfen për rrugëtimin e saj në politikë dhe misionin për Kosovën

Përveç parlamentit të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët nuk mungojnë as në tempullin e demokracisë në Kroaci. Ermina Lekaj prej 3 mandatesh përfaqëson shqiptarët dhe 5 komunitete të tjera në parlamentin kroat. Lekaj tregon rrugëtimin e saj në politikën e Zagrebit. “Së pari kam filluar si një studente shqiptare që ka ardhur të studiojë në […]

Lekaj tregon rrugëtimin e saj në politikën e Zagrebit.

“Së pari kam filluar si një studente shqiptare që ka ardhur të studiojë në Kroaci. Dhe gjatë shoqërimin tim me studentët kroat kam parë që kanë shumë paragjykime për komunitetin shqiptar. Edhe me aktivitetet e mia kam parë që nëse nuk arrijmë të kemi ndikim politik në shoqërinë kroate nuk kemi arritur asgjë. Ligji kushtetues i republikës së Kroacisë na mundëson që pakicat të kenë një deputet në parlamentin e Kroacisë. Në mandatin e parë kam fituar me shumë pak vota dhe arritëm që për herë të parë një shqiptare të përfaqësojë boshnjakët dhe 4 komunitetet e tjera që i përkasin atij grupi”, tregon Lekaj për A2 CNN.

Vetëdijesimi dhe faktorizimi i shqiptarëve në Kroaci, ka ndryshuar që prej mandatimit të Lekajt në Kuvend.

“Ka filluar të flitet më haptazi për kontributet e shqiptarëve. Gjithmonë e cekim që ne shqiptarët japim një kontribut të madh si në aspektin ekonomik, edhe në luftën atdhetare të Kroacisë kemi dhënë një kontribut. Nuk kemi patur shtëpi të kulturës në Kroaci dhe në çdo qark po blejmë shtëpi që të jenë pronë e shoqatave të shqiptarëve, që anëtarët e tyre të kenë mundësinë të angazhohen dhe të merren me kulturën e tyre”, thotë deputetja në Parlamentin kroat.

Lekaj ka ndikuar drejtpërdrejtë në angazhimin e Kroacisë për dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën. Ajo ka listuar disa nga arritjet në fushën e infrastrukturës mes vendeve.

“Çka është misioni im në këtë moment është që të sensibilizoj qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera kroate që të jenë sa më afër Kosovës dhe çdo herë shkoj me atë arsyetim që Kosova është një shtet i ri që ka filluar tani të ecë dhe i duhet dikush që ta ndihmojë. Kam arritur me deputetë kroat, me ministrat t’i bëjmë një vizitë Kosovës dhe kjo vizitë të mos jetë vetëm kortezi. U arrit që të ketë një bashkëpunim ekonomik dhe së shpejti më 15 dhjetor do të hapet dhe linja ajrore mes Prishtinës dhe Zagrebit”, shton ajo.

Edhe pse rezidente në Kroaci, Lekaj  viziton shpesh Tiranën, e Prishtinën ku nuk mungojnë diskutimet me zyrtarët vendas për çështjet e interesit dhe bashkëpunimin mes palëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?