Deputetja Balje nis kauzën për ‘çlirimin’ e grave me shami: Ndryshojeni udhëzimin

Deputetja Balje nis kauzën për ‘çlirimin’ e grave me shami: Ndryshojeni udhëzimin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës me emrin Duda dhe mbiemrin Balje ka ngritur një kauzë mjaft të drejtë dhe të rëndësishme. Ajo ka kërkuar që të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ndalon bartjen e shamisë në hapësira shkollore. “Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, […]

Ajo ka kërkuar që të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ndalon bartjen e shamisë në hapësira shkollore.

“Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti.” – ka shkruar znj. Balje, përcjell Periskopi.

Për këtë udhëzim administrativ kishte pasur ankesa edhe nga institucionet tona fetare dhe hoxhallarë të ndryshëm.

Raporti i plotë:

Ndryshoni udhezimin administrativ te MASHT-it 06/2014

Detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “I privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”.

Pra, është e ndaluar të urdhërohet mbulimi i kokës, por gjithashtu nuk mundet të urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.

Ky është aspekti filozofik i Islamit, sipas të cilit të gjitha vendimet në fe duhet të jenë produkt i vullnetit të lirë.

Pikërisht për shkak të gjithë kësaj, dhe për sa i përket të drejtave kushtetuese dhe ligjore në vend, është e rëndësishme të dini se si të bëni një dallim në mes të “drejtës absolute dhe asaj të kufizuar”

“E drejta absolute” është një e drejtë që shteti nuk mund ta kufizojë ligjërisht në asnjë mënyrë: për shembull, e drejta për jetën; liria e mendimit, liria e besimit dhe e fesë.

“E drejta/liria e kufizuar” është një e drejtë që shteti mund ta kufizojë.

Liria e shprehjes së besimit është liri e kufizuar dhe kjo liri kufizohet me LIGJ.

ÇFARË ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME TË DIHET ËSHTË SE, nuk ekziston ligj në Kosovë që kufizon lirinë e vajzave dhe grave myslimane për të shprehur besimin e tyre përmes veshjes modeste, mbajtjes së shamisë.

Shteti, pra, mund të zbatojë kufizimin e të drejtave dhe lirive vetëm me LIGJ, me kusht që ekziston një “qëllim legjitim për kufizimin në fjalë” dhe që “masat kufizuese të jenë proporcionale”.

Pra, problemi kryesor me të cilin ballafaqohemi në Kosovë është se kufizimi i lirisë së vajzave për të mbajtur shaminë në shkollat ​​publike bazohet në akt nënligjor (Udhëzim Administrativ) dhe jo në LIGJ, dhe kjo pa diskutim dëshmon për një kufizim arbitrar, të paligjshëm dhe antikushtetues.

Në lidhje me të lartcekurat, konstatoj se neni 3, pika 1.13 e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it 06/2014 është i paligjshëm dhe antikushtetues,

MASHT-i, duke i tejkaluar kompetencat e veta, ka marrë përsipër një pjesë të funksioneve të pushtetit legjislativ (Kuvendit), duke i dhënë vetes të drejtën që me akt nënligjor, përkatësisht me udhëzim administrativ, të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese.

Më lejoni të përsëris edhe një herë se kjo është në kundërshtim me nenin 38 par. 4. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me nenin 9 par. 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës të drejtat dhe liritë e njeriut mund të kufizohen vetëm me LIGJ!

Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti.

Shteti nuk e shkel detyrimin e tij të neutralitetit fetar, nëse lejon mbajtjen e shamisë.

Shkolla nuk është një hapësirë klinike sterile, por një pasqyrë e shoqërisë dhe një vend ku njeriu mëson për të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?